Ervin Salianji zbulon skandalin: Me paratë e buxhetit po paguhen vetëm punëtorët e larguar nga puna prej oligarkëve. Ja kontrata që kanë firmosur

Tuesday, 14 Prill 2020 20:23

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook ka publikuar disa dokumente me anë të së cilave vërteton atë që e quan skandal të qeverisë Rama në lidhje me pagesat në paketën e zgjeruar të ndihmës ekonomike.

Sipas tij, bizneset afër Ramës, apo oligarkët, sic thotë Salianji i kanë detyruar punonjësit e tyre të firmosnin një kontratë mes tyre dhe punëdhënësve për pezullimin e marredhenieve te punës, me qëllim që pastaj punëtorët të marrin pagë nga qeveria. Pra me paratë e buxhetit të shtetit po paguhen vetëm punonjësit e larguar nga oligarkët.

“Kontrata që kanë firmosur mijera punonjës ështē nje kontratë Tip qe ështē shpërndarë nga drejtoria e punës për bizneset e mëdha militante të Rilindjes, pa diskutim dhe nga bizneset oligarike që e kanë propozuar si skemë. Kjo kontate ështē e depozituar sot në institucionet shtetërore! Skema skandaloze ështē e qartë; Rama del dhe kërcenon në publik me dhjetëra herë bizneset që heqin punëtorët e tyre nga listpagesat nderkohë që per oligarkët dhe bizneset afër Rilindjes propozon dhe ju dergon këtë kontrate tip! Pasi oligarket firmosin për pezullimin e punetoreve te tyre nga puna; Rama propozon ndihme per këta punonjës duke paguar me parate e buxhetit te shtetit vetem punonjesit e larguar nga oligarke”,- shprehet Salianji.

STATUSI I PLOTE
Paketa e ndihmës ndaj oligarkëve dhe bizneseve të lidhura me Rilindjen.
Paketa e propozuar nga Rama për ndihmën ekonomike të punonjësve ne sektorin privat ështē skemë e propozuar, implementuar dhe imponuar nga okigarkët dhe bizneset afër qeverisë.
Ështē nje skemë perverse ku i merr paratë bizneseve të ndershme dhe ndihmon oligarkët. Ku barrën shteti e merr për bizneset jo të pamundura por për bizneset që kanë hedhur në rrugë punonjësit sipas një skeme tashmë te qartë perfitimi!
Gjatë ketij muaji kam pasur pafund denoncime nga punonjës të sektorit privat ne inbox, ku kërkonin mendim nëse duhej të firmosnin një kontratë mes tyre dhe punëdhënësve për pezullimin e marredhenieve te punes, pezullimi nuk ështē i përcaktuar ne Kodin e Punës dhe kompanitë nuk mund ti largojnë ne mënyrë të njëanshme punoniësit.
Kontrata që kanë firmosur mijera punonjës ështē nje kontratë Tip qe ështē shpërndarë nga drejtoria e punës për bizneset e mëdha militante të Rilindjes, pa diskutim dhe nga bizneset oligarike që e kanë propozuar si skemë. Kjo kontate ështē e depozituar sot në institucionet shtetërore!
Skema skandaloze ështē e qartë; Rama del dhe kërcenon në publik me djetëra herë bizneset që heqin punëtorët e tyre nga listpagesat nderkohë që per oligarkët dhe bizneset afër Rilindjes propozon dhe ju dergon këtë kontrate tip!
Pasi oligarket firmosin për pezullimin e punetoreve te tyre nga puna; Rama propozon ndihme per këta punonjës duke paguar me parate e buxhetit te shtetit vetem punonjesit e larguar nga oligarket!
“Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 66 mijë punonjës të larguar, pezulluar nga biznesi i madh”- tha Rama…. pezullimi ështē nje term i shpikur, ku e gjeti Rama?!

 

Bizneset e ndershme qe i kane mbajtur ne punë do detyrohen ti paguajne nga xhepi i tyre ose nuk do i paguajne më sepse kjo skeme nxit mospagesen apo largimin nga puna si te vetmen menyre per te perfituar nga qeveria!
Nderkohe nga 974.386 të punësuar ne sektorin privat në Shqiperi ndihma do shkojë vetëm tek punonjesit qe jane larguar sipas nje skeme te pergatitur nga okigarket, punonjësit e bizneseve të tjera ose do dalin ne rrugë ose do paguhen me kredi nga kompanitë sipas skemes se propozuar nga Rama!
Në një pjese te kompanive okigarkike punonjësit janë ne punë nderkohe por kontraten e propozuar e kanë firmosur qe te perfitojne nga paketa qe i kane imponuar qeverisë!
Rama nuk po punon për shendetin dhe ekonominë e qytetareve por për pushtetin personal dhe pasurimin e okigarkeve!
Me këtë skeme bizneset e medha qe funksionojne ligjerisht dhe me konkurrence te ndershme rriskojnë te falimentojnë jo vetëm nga mungesa e tregur dhe situata por dhe nga konkurrenca e pandershme.
Kjo skemë qartazi tenton te shpetoje sipas nje skeme te percaktuar me pare oligarket duke falimentuar bizneset e tjera duke i hapur rrugë zgjerimit te metejshem te aktivitetit te peshkaqeneve afër qeverisë!
Kjo ështē skeme kriminale qe duhet hetuar imtesisht, skema favorizon te fortët, te paligjshmit. Parate e me te dobtit qe ka frike ligjin dhe qe respekton ligjin merren dhe dergohen tek i forti qe heq nga puna në menyre te paligjshme punonjesit e tij.
Dokumentat janë tip dhe jane lehtesisht te gjendshme ne drejtorine e punes apo tatimeve. Emailet e kompanive derguar punonjesve jane lehtesisht te aksesueshme, kompanite qe do perfitojne jane lehtesisht te gjendshme.
Bie erë e rëndë korrupsioni dhe pashpirtesie ne nje situate ku shume familje veshtiresisht ushqehen nje here ne ditë!
në foto
kontrata tip
2-Nr i të punësuarve në Republiken e Shqipërisë
3- Email tip qe qarkullon ne punetoret e bizneseve
4-Përkufizimi i kontratës së punës në Kodin e punës

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...