Mos duhet t’ia dimë për nder Ramës, që pushkatimin po na e kursen?!

E mërkurë, 15 Prill 2020 13:04

Nga Flamur Noka.
Shqipëria prej kohësh është duke rrëshqitur drejt autoritarizmit.
Kryeministri Rama ka 7 vjet që nuk lë rast pa shfrytëzuar për të vendosur nga një gur në themelet e idesë së tij të vjetër autoritariste. Dhe po ta shohësh me vëmendje vazhdimisht ai ka bërë gjithçka për t’’i sunduar shqiptarët dhe jo për t’i qeverisur.
Nuk është as lapsus e as rastësore që shprehjet e tij bazë janë gjobë, gjobë, burg, burg, burg.
Gjithçka është në funksion të projektit të tij.
E mbani mend si nisi qeverisja në 2013?!
Gjobë, gjobë, burg, burg, burg.
A nuk ishte ky zhargoni më i pëlqyer dhe më i përdorur i tij?!

A nuk i burgosi mijëra qytetarë hallexhinj vetëm pse riparonin çatinë e shtëpisë apo murin e oborrit.

A nuk ishte moto e qeverisjes: gjobë, gjobë dhe burg, burg kush nuk ka mundësi të paguajë dritat?!

Të gjitha këto masa ishin për të testuar dhe realizuar nënshtrimin e shqiptarëve dhe në funksion të autoritarizmit.

Dhe nuk kishte si t’i shpëtonte kjo periudhë e pandemisë...

Thirrjeve të opozitës për ndërhyrje në kohë dhe marrje masash të harmonizuara mirë dhe të efektshme i përgjigjej me mospërfillje e ironi e qësendi.

Me shumë vonesë ndërhyri. Edhe kur ndërhyri, ndërhyrja ishte gjysmake me të vetmen masë izolimin, karantinën.

Ndërkohë që dy komponentët e tjerë shoqërues të karantinës si testimi dhe gjurmimi megjithëse të detyrueshëm dhe jetikë aplikoheshin sa për shou mediatik e propogandë, pra në fakt janë aplikuar dhe po aplikohen në masë thuajse të papërfillshme.

Tani e shikon se vetëm një komponent i pashoqëruar me dy të tjerët është dështim total dhe do e zgjasë pafund karantinën sepse nuk këputet dot zinxhiri i infektimit.

Ai tashmë po e ndjen se pasojat e strategjisë së dështuar do të jenë të rënda kryesisht ato ekonomike dhe për të larë duart nga kjo gafë që sapo ka filluar t’i rëndojë shqiptarëve, fillimisht u mundua t’ia pasojë përgjegjësinë e vendimeve gjysmake të famshmit komitet anti Covid 19 që vet e ngriti dhe e drejtonte.

Tani që nuk ngjiti kjo strategji nuk ngurroi të kalojë fajin te qytetart.

Ata janë fajtorë sipas tij pse strategjia e tij po dështon dhe jo ai dhe qeveria.

Ai nuk duhet të mbajë faj asnjëherë.

Dhe fajësimi i qytetarëve është pjesë e strategjise per te lare duart nga përgjegjesia por dhe e shfrytezon nga ana tjeter per te vazhduar drejt projektit autoritarizmit .Tani eshte koha te vendos pra edhe nje gur tjeter ne ato themele qe ti lartesoje dite pas dite.Shpjegim tjeter nuk ka. Sepse askush ne nje shtet apo ne nje demokraci funksionale nuk guxon te ndermarre masa te tilla denimesh .Deri 15 vjet burg kush del nga shtepia. .Eshte tmerr. Eshte cmenduri. ..Ketu diferencohen mentaliteti autokratik dhe diktatorial me ate demokratik..Autokracite dhe diktaturat gjithmone e shohin zgjidhjen te masat shtrënguese në kurriz të qytetareve.

A ka ndonjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut ku kriminelët jo vetëm që nuk dënohen por lartësohen dhe merren masa drastike që qytetarët të dënohen dhe sakrifikohen?! Dhe pse? Se duhet mbuluar dështimi i strategjisë dhe duhet shfrytëzuar ky moment për ëndrrën e sundimit dhe përkedhelje të sedrës së sundimtarit.

A mund ta na thota Kryemistri pse nuk mori shembullin e Koresa sa Jugut por u frymëzua nga masat e Koresë së Veriut?

Koreja e Jugut harmonizoi perfekt trinomin fitues të luftës kundër Covid-19: testim, gjurmim dhe izolim. Dhe çdo të infektuari i vendosi byzyk elektronik që edhe ia detyron karantinën edhe e kontrollon nëse e ka thyer karantinën.

Pra byzylyk elektronik për të infektuarit e jo byzylyk metalik(pranga) për qytetarët. Ky është modeli efikas.

Por jo ato të Koresë së Veriut si izolim, burgim pushkatim(ka informacion që po përdor në masë edhe pushkatim për çdo të infektuar).

A mos duhet t’ia dimë për nder Kryeministrit tonë që masën e pushkatimit po na e kursen?!

Autokracitë nuk ngrihen brenda një dite por ndërtohen gradualisht si në rastin tonë.

Ndaj duhen ndalur këto masa e duhen frenuar këto hapa nëse duam të jetojmë në demokraci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...