Motra dhe vëllezër, na lini të bëjmë ca tendera sekretë!

Saturday, 18 Prill 2020 16:43

Nga Mapo.al 

Tek e folura e Edi Ramës dje, ka bërë përshtypje një stil i pangjashëm për të. Përunjësi, butësi, zemërgjërësi, falje gjobash e kthim patentash, e në veçanti, binte në sy, togfjalëshi i përdorur disa herë; motra dhe vëllezër.

Një predikim me tone si të meshës ditën e dielë. Kjo pikërisht nga dikush që zakon e ka të kërcënojë, e të ndëshkojë popullin me gjoba e burgim.

Sa herë një qeveri flet kësisoj, me të drejtë ata më vigjilentët mendojnë se diçka fshihet. Deri tani, janë zbuluar të paktën disa tendera të dyshimtë me shuma të mëdha, miliona euro.

Dhe reagimi i rilindjes, është i njëjti.

Shpallja armik e denoncuesit, pra opozitës, duke e akuzuar atë se po refuzon frontin e betejës kundër armikut të padukshëm.

Rrjedhimisht, duke e shpallur opozitën aleate të këtij armiku.

Këtë bëri Xhaçka, kur nuk dha asnjë sqarim për thelbin e çështjes, që ishte se si ajo i dha një tender 1.5 milionë euro, një kompanie nga Tetova, e cila gjithë jetën ishte marrë me kompjutera, dhe vetëm 6 ditë para se Ministria e Mbrojtjes të bënte letrat, kjo firmë shtoi në objektin e saj, ushqimin.

Sa më i dyshimtë tenderi, aq më i zjarrtë sulmi ndaj opozitës. Nuk ja përtoi Xhaçka, nuk la gjë pa thënë për Partinë Demokratike.

Kjo parti, del sot dhe thotë se një maskë që ajo, pra zonja Vokshi, e ka blerë në farmaci me 4 mijë lekë, Manastirliu e ka marrë me shumicë, 8 mijë lekë.

Nuk ka nevojë të jesh specialist për të kuptuar se këtu ka një problem. Dhe për të dëshmuar se probemi në të vërtetë është i madh, del Ministrja e Shëndetësisë, dhe në të njëjtin stil me Xhaçkën, sulmon opozitën se shpif dhe nuk bëhet pjesë e betejës së përgjakshme që ata po bëjnë.

Por Manastirliu, shton një argument. Thotë se ka zbatuar ligjin. Nuk ka dyshim se shumë abuzime dhe vjedhje bëhen duke respektuar ligjin. Pyetja është, cili ligj e pengonte qeverinë, që ti blinte me 4 mijë lekë maskat, siç e kish blerë Vokshi, dhe jo me 8 mijë. E sidomos kur blen me shumicë, mund patjetër ti marrësh edhe më lirë se në farmaci.

Dyshimet, provat dhe faktet konkrete shmangen nga rilindja si të ishin krunde të panevojshme. Po djalli aty fshihet, tek ato detaje. Dhe në të gjithë rastet, del se procedurat janë klasifikuar si sekrete.

Në këto kushte, nuk ka se si të mos na kujtohet toni familjar, i kujdesshëm, i matur i kryeministrit, kur thotë; të dashur motra dhe vëllezër. Vetem se kësaj, tani na lind e drejta ti shtojmë; na lini të bëjmë ca tendera sekrete.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...