Bushati thumbon Ramën: Nuk është luftë, mos stigmatizohet biznesi

Saturday, 18 Prill 2020 18:35

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një lidhje direkte për emisionin "Kjo javë" në News 24, ka komentuar situatën me pandeminë në vend dhe vendimet e marra nga qeveria.

Përfaqësuesi i lartë socialist qëndron në një linjë me opozitën teksa shprehet se, duhen bërë më shumë teste nga sa janë bërë, pasi kjo do të shërbente për më mirë.

“Unë nuk jam as analist dhe as gjitholog që të flas për këtë cështje, por nga sa kam ndjekur nga ekspertët që kanë folur për këtë cështje, askush nuk e vë në dyshim që duhen më shumë testime, duhen më shumë masa për të gjurmuar pandeminë. Presidenti francez i foli popullit të vet për një Francë të papërgatitur për përmasat që kishte kjo pandemi. Deri vonë kishte debat në Itali, ku specialistët ishin të ndarë nëse duhen teste. Edhe nëse ne nuk kemi shkencën më mirë se vendet në Perëndim, jam ndjerë mirë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, edhe ata në diasporë”, u shpreh Bushati.

Më tej, iah-ministri socialist theksoi se në nenet e shtuara për dënime në rast se nuk ka respektim të karantinës, duhet pasur kujdes në raport me të drejtat e njeriut.

 

“Çdo personalitet politik, përfshirë edhe kryeminitrin, ka një cilësi të dallueshme me personalitete të tjera politike. Kjo është cështje stili e unë nuk jam as ekspert i komunikimit publik. Kur bie fjala për të drejtat e njeriut, besoj se duhet të jemi më të kujdesshëmm, edhe në prodhimin e legjislacionit. Kur iu pyesni për kryeministrin, unë besoj se në këtë situatë aq intensive, askush nuk është perfekt, sepse është cështje shumë e gjerë. Virusi është global, zgjidhja është lokale”, u shpreh Bushati.

Po ashtu, Bushati deklaroi se biznesi nuk duhet të stigmatizohet, e se biznesi i vogël sidomos ka nevojë për mbështetje.

“Ne duhet të bëjmë gjëra që janë ekonomikisht të arsyeshme. Buxheti i shtetit është shumatore e kontributeve të qytetarëve dhe të bizneseve. Duhet  te jete edhe korrekte politikisht, e moralisht e drejtë. Paga është  drejtpërdrejtë te ata persona që ndjejnë përditë pasojat e Covid-19. Unë besoj se fokusi duhet të jetë tek shumica e biznesve në vend. Duhet ta thellojmë këtë politikë, sepse ka tendencë për të stigmatizuar biznesin. Biznesi duhet mbështetur e biznesi duhet ta kuptojë se pas pandemisë, bota do të jetë ndryshe”, tha ai.

Cila masë është e ekzagjeruar sipas jush? Nëse ka një të tillë për ju?

"Bota sot, vendet evropiane po ndahen në dy kategori. Në rast se vendet tona do të shkojnë drejt përmirësimit të demokracisë liberale, që e kemi zgjedhur që në 90 dhe se kemi ndërtuar ende. Dhe vendet që kanë kaluar në masa ekstreme që kanë synuar për të asfiksuar jetën politike në vend dhe lirinë e mediave. Kemi vend lider si gjermania, që vendosi se e drejta e protestës është e lejuar dhe në këtë situatë. Nuk jam ekspert që të jap sugjerime se cila prej masave ishte më e mirë dhe e ekzagjeruar. Është betejë psikologjike. Le të mos të bëjmë grindavecin për këto elemente. Të fokusohemi tek pylli dhe jo tek një pemë e veçantë. Shpresojmë që testimet të vinë duke u shtuar dhe të kemi shtim të punës për gjurmimin e epidemisë. Sidomos në qendra të caktuara vlerësohen ritet e dikurshme, apo në qendrat e punës. Shpresoj që një gjë e tillë të shoqërohen me investime", u shpreh ish-ministri i jashtëm socialist Ditmir Bushati. 

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...