Komisioni Evropian ka hequr dorë nga mbikqyrja e EURALIUS-it, misioni tani vepron si ent privat

Saturday, 18 Prill 2020 19:50

Kur Komisioni Europian vendosi, më 25 mars, të hapë negociatat me Shqipërinë ai formuloi një listë të gjatë me kushte që duhet të përmbushen përpara konferencës ndërqeveritare—e cila është fillimi zyrtarisht negociatat.

Nje pjesë e kushteve shprehin shqetësime për sistemin e drejtësisë dhe ngarkonin Komisionin Europian të mbikqyrte zbatimin e reformës në drejtësi, legjislacionin e për të drejtat e minoriteteve, regjistrimin e popullsisë  dhe të drejtën e pronës.

Një nga mekanizmat kryesorë në dispozicion të Komisionit Evropian për të vëzhguar përparimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e këtyre kërkesave është misioni për ndihmën juridike Euralius V, qëllimi kryesor, i të cilit është të këshillojë qeverinë shqiptare për hartimin e legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme të reformës në drejtësi.

Nisur nga ky fakt është e arsyeshme që Komisioni Evropian të jetë i informuar nga afër për veprimtarinë e misionit EURALIUS V dhe natyrën konkrete e përmbajtjen e këshillave që misioni i ka përcjellë qeverisë shqiptare.

Në të vërtetë, vetëm përmes kërkesave të përsëritura bazuar mbi të drejtën e informimit për t’u njohur me përmbajtjen e raporteve të shpeshta drejtuar Komisionit Evropian, media të pavarura si Exit News kanë mundur të hetojnë natyrën e saktë të veprimtarisë së misioneve EURALIUS dhe vendosjen e tij në shërbim të qëllimeve të qeverisë Rama.

Mjaft të kujtojmë konfliktin e interesit në të cilin janë përfshirë disa këshilltarë ligjorë EURALIUS apo masat antikushtetuese që ata kanë këshilluar dhe realizuar.

Me mbylljen e misioni EURALIUS IV dhe fillimit të atij EURALIUS V, qasja në informacion për veprimtarinë e brendshme të EURALIUS-it është kufizuar gjithnjë e më shumë.

Faqja zyrtare e misionit është shumë më pak transparente dhe raportet botohen me shumë redaktime—të gjitha këto kufizime në emër të “mbrojtjes së interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Burime për Exit News tregojnë se brenda EURALIUS ekziston një atmosferë në të cilën aksesi në menaxhimin,  kopjimin dhe qarkullimin e dokumenteve mbikqyren rreptësisht për të parandaluar çdo rrjedhje të mundshme.

Fshehtësia e veprimtarisë së EURALIUS V, i cili drejtohet nga një konsorcium privat, është shtrënguar kaq shumë, sa edhe vetë Komisioni Evropian nuk informohet më për aktivitetet konkrete të misionit.

Komisioni Evropian i ka pranuar Exit News e nuk merr më kopje të opinioneve juridike të hartuara nga EURALIUS V. Në përgjigje të një kërkese tonën, bazuar në të drejtën e informimit—kërkesa të cilat janë plotësuar në të kaluarën—Drejktoria e Përgjithshme e Zgjerimit e Komisionit Europian, DG NEAR, u përgjigj më 3 prill:

Në lidhje me kërkesën tuaj të fundit për informacion, ju lutem mbani shënim se dispozitat që ishin në fuqi për Euralius IV për përcjelljen e dokumenteve në Delegacionin e BE-së në Shqipëri […] nuk janë të zbatueshme për Euralius V. Për më tepër, asnjë nga dispozitat e mëparshme nuk zbatohet për misionin Euralius V.

Në lidhje me kërkesën tuaj të 13/12/2019, ju lutemi na lejoni të bëjmë sqarimet e mëposhtme:

… [Ju] i referoheni “një liste për opinonet juridike/informacionin ligjor dërguar autoriteteve shqiptare nga EURALIUS gjatë dy viteve të fundit”. Ju lutemi vini re se Komisioni kurrë nuk ka hartuar ose marrë ndonjë dokument të tillë, d.m.th. një listë e cila do të përmbajë këtë informacion.

[…] Rrjedhimisht, DG NEAR sqaron se nuk i ka këto informacione dhe ju kërkon të kontaktoni direkt stafin e EURALIUS V, i cili është një projekt i krijuar nga një konsorcium i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ ) si partner kryesor.

Sigurisht, kur kontaktuam drejtpërdrejt me stafin e EURALIUS V, përgjigjja ishte se EURALIUS “nuk ka asnjë funksion publik”.

Për disa arsye, Komisioni Evropian (përfshirë Delegacionin e BE-së në Tiranë) nuk merr më zyrtarisht asnjë kopje të dokumenteve të përgatitura nga EURALIUS V për qeverinë shqiptare dhe, për rrjedhojë, është më pak i informuar për zbatimin e reformës në drejtësi sesa ishte para vitit 2018 — pikërisht tani që mbikqyrje më e rreptë e zbatimit të reformës është kërkesë kryesore e Këshillit Evropian.

Ne vetëm mund të hamendësojmë arsyet se pse Komisioni Evropian ka vendosur me vullnetin e tij të mbyllë sytë në lidhje zhvillimet e brendëshme të reformës në drejtësi, por e sigurt është se kjo zgjedhje është formë e keqadministrit, sepse EURALIUS është projekt që financohet nga taksapaguesit e BE-së në një vend kandidat për BE.

Të mos jesh i informuar në lidhje me këshillat ligjore që EURALIUS i jep qeverisë shqiptare — veçanërisht duke marrë parasysh precedentët e mëparshëm problematike — është shenjë e një papërgjegjëshmërie të madhe që Komisioni i ri Evropian do të bënte mirë ta korrigjonte.

Si qytetarët shqiptarë, ashtu edhe taksapaguesit e BE meritojnë dhe kanë të drejtë të dinë se çfarë këshillash i jep qeverisë shqiptare një entitet privat i finacuar me paratë publike të BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...