PËRVJETORI I LIGJEVE RACIALE NË ITALI, NJË LEKSION DEMOKRACIE PËR INTELIGJENCIEN E TULATUR TË TIRANËS

Diel, 19 Prill 2020 11:39

Nga Ilir Nikolla

Në kulmin e pandemisë, sot në Itali, mendje të hapura e qarqe që nuk ndikohen nga tamtamet e ditës gjetën kohë të përkujtonin përvjetorin e të parit ligj racial, atë të 19 prillit 1937, i cili ndalonte martesat mikse me banorët e racave të tjera në ish-perandorinë italiane, inkurajonte sterilizimin e grave me prejardhje afrikane dhe caktonte norma që ruanin disi mbijetesën e racës italiane. Këto norma, një vit më vonë, u çelën rrugën ligjeve të posaçme kundër hebrenjve, çka e rreshtuan Italinë në krah të Gjermanisë hitleriane. Këto mendje të hapura e lidhnin sot këtë trashëgimi me rreziqet që po i kanosen demokracisë në disa vende perëndimore. Enumeracioni nis me Hungarinë, por shtrihet me thuajse të gjitha vendet e Vishegradit dhe shënjestron edhe një front politik populist që s’njeh sistemin demokratik në shumicën e vendeve të BE-së.
Ky është një leksion që duhet lexuar mirë në Shqipëri, aty ku qeveria ka bërë të mundur neutralizimin e çfarëdolloj pushteti që s’kontrollohet prej saj, që ka rrënuar njëherë e mirë legjitimitetin e votës së lirë dhe që këto kohë ka shpallur kryqëzatën për të ndaluar edhe daljet kritike të opozitës në këtë kohë të “gjendjes së jashtëzakonshme”.
Ligjet e Italisë në 1937-n ishin mbi baza raciale, por kemi parë në vitet ’90 në Ruanda një gjenocid që përveç racës, mbështetej edhe mbi baza pronësore, nëse familja kishte më shumë sesa 10 lopë cilësohej e pasur dhe ekzekutohej. Në Shqipëri kemi një traditë jo të varfër të ligjeve të posaçme që gjatë diktaturës komuniste drejtoheshin kundër të pasurve e më vonë kundër disa zonave të veçanta, jo dashamirëse me regjimin (norma ligjore kundër popullsisë në veri të vendit). Sot në median shqiptare tabuja më e madhe nuk është shëndeti mendor apo fizik i kryeministrit, as historitë rozë të kabinetit, por bllokimi total i çfarëdo informacioni që zbulon se shteti shqiptar harxhon disa herë më pak investime publike për 4 qarqet në veri të vendit sesa për pjesën tjetër. Ishte një kohë kur ky informacion as nuk raportohej fare në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke u konsideruar thuajse si sekret shtetëror e më pas nisi të kamuflohej me një formulë matematikore bajate që fshihte vlerën e vërtetë të investimit përmes një shumatoreje shumëvjeçare apo numrit të lëvizshëm të popullsisë.
Këto ditë të “gjendjes së jashtëzakonshme” po shohim se si qeveria i jep të drejtë vetes të kontrollojë lëvizjet e popullsisë, bile të shkojë aq larg sa të hartojë një grafik ku jepen ditët se kur duhet të lëvizin burrat, kur gratë e kur të moshuarit. Ky qeverim sipas ritmeve të segregacionit ka sjellë edhe humorin popullor, ku përmes një fotomontazhi shfaqet kryeministri Rama që angazhohet të përcjellë frymën e shenjtë të pashkëve nëse aplikohet në faqen e tij zyrtare. Ky nuk është një humor, por një kufi i autokracisë që këto kohë shihet përshembull në Turkmenistan, ku muajve të vitit u janë vënë emrat e anëtarëve të familjes së Turkmenbashit, diktatorit që e thërret veten Babai i Kombit. Kjo terminologji është përmendur edhe formalisht nga Edi Rama gjatë tiradave televizive të pandemisë, prandaj edhe s’ka pse të mos e mendojmë se ky kufi është ambicia e vërtetë e klikës në pushtet.
Mendjet e hapura të Italisë e ngrinin zërin sot për muret e ksenofobisë, për rrënimin e çfardolloj opozicioni si dhe për zyrtarizimin e supremacisë së një klase politike për të ruajtur hegjemoninë e pushtetit. Në Shqipëri mund të shfrytëzohet përvoja se si një shoqëri e hapur përballet me të kaluarën e vet për ta luftuar më mirë zezonën aktuale. Përballja me një klikë që ka bërë aleate pandeminë për të përjetësuar pushtetin e vet ka nevojë për çfarëdolloj leksioni, por leksionet se si fitoret e demokracisë u zëvendësuan nga diktatura fashiste duhet të jenë në rendin e ditës.

Në foto, fac-simile të gazetave italiane të kohës që njoftonin miratimin e ligjit të parë racial në Itali si dhe fotomontazhi me faqen e kryeministrit Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...