”Dy paketat e ndihmës ekonomike të pashpresa”, Florion Mima: Ja çfarë duhet të ketë Rama merak për ekonominë

Hënë, 20 Prill 2020 14:57

Ish- deputeti i PD, Florion Mima në një lidhje live për ”News 24” ka kritikuar kryeministrin Rama për dy paketat e ndihmës ekonomike dhe jo vetëm por edhe për amnistinë fiskale.

Dy paketat e ndihmës ekonomike Mima i quan të pashpresa pasi nuk janë të mjaftueshme kurse amnistinë fiskale e quan të nxituar dhe të pakonsultuar.Nga ana tjetër Mima thotë se vetë i ka bërë dhjetëra propozime ekspertëve të mazhorancëns, opozitës por edhe të pavarurve dhe sheh se PD ka bërë propozimet më të arsyeshme dhe racionale.

Po ashtu më tej Mima shton se testimet do të na nxjerrin në shtegun e dëshiruar pasi do të merrte jetë ekonomia ndërsa do të karantinoheshin vetëm të infektuar.Tre meraqet që ka një kryeministër jo vetëm i Shqipërisë por i gjithë botës sipas Mimës janë përballimi i situatës me buxhet, familemti i bizneseve që çon në papunësi, dhe mbijetesa e qytetarëve pasi të izoluar humbasin të ardhurat.

”Nga ana tjetër do hapet tregun për këpucët me lidhëse dhe jo ato palidhëse. Sa i përket amnistisë kishim një lajëmrim nga FMN që do të shtyhej. Këmbëngulja e kryeministrit është e admirueshme ta çojë këtë iniciativë pa u konsultuar, pa marrë parasysh pasoja në ekonomi dhe duke bërë një prezantim jo të mirë.
Kemi amnistinë e 2011, nuk u kompletua me faljen penale pikërisht prej votave të munguara nga PS e Ramës. Ajo duhet studiuar mirë, duhet pjekur mirë. Pra të bëhet që mos ketë amnisti më. Bëhen njëherë në 30- 40 vite. Ato shkurajojnë tatim- paguesit e rregullt ndaj atyre që ja hedhin paq, që s’kanë zbatuar ligjin.
Amnistitë kanë klauzolë pra për shumat e papaguara, nëse janë detyrime tatimre do të heqë vetëm pjesën e interesët por kurrsesi pjesën bazë pasi dekurajoj tatimpaguesin e ligjshëm.

Kthehem edhe njëherë tek koha e vyer, e harxhuar. Duke i treguar kryeministri qytetarëtve ku klikohet, si klikohet që nuk janë detyra e tij. Unë besoj që anija do dalë në breg por them se do të nxjerrë një anije fantazmë pasi individët janë të privuar nga të ardhurat e tyre dhe do të harhojnë për konsum dhe bizneset janë në koma.

Kryeministrat në botë kanë meraqe. Kanë merakun buxhetor, a do e përballojën situatën. Meraku i dytë është falimentimi i bizneseve që çon në papunësi. Dhe e treta meraku i mbijetesës. Qëndrimi në shtëpi konsiston me humbjen e të ardhurave.
Dy paketat janë pa shpresë dhe pajetë, ndoshta nuk janë të kontestueshme por janë anemike.
Po ju thoja që dy paketat e ndihmës i kemi përkufizuar si anemike dhe fatkeqësisht kanë buxhetin e shtetit, pra si të adresohen në buxhet por jo biznesin dhe qytetarët. T’i përpiqesh të bësh një akomodim hiq pesë lekë këtu vendos këtu pesë lekë, nuk ka efekt.
Në kohë të jashtëzakonshme duhen masa të jashtëzakonshme. Ju ka propozuar ekspertëve të dyja palëve por dhe të pavarurve dhjetëra masa.
Me masa të zakonshme kjo punë nuk zgjidhet.Rama duhet të dëgjojë Arben Malajn, Selami Xhepën, Klodian Tomorrin, Zef Preçin. PD ka dhënë më të arsyeshmen dhe më racionalen. Basha i referohet testimeve. Dikush mund të thotë ç’lidhje kanë testime me ekonominë? Na çojnë në një shteg të dëshiruar. Karantinohen të prekurit dhe rrugëtimin e vijon pjesa tjetër duke mbajtur ekonominë gjallë.
Kostot e mostestimeve do të jenë miliarda herë më të mëdha. Nëse do kishim numrat realë të testimeve, numrat do të urdhëronin politikën si do vepronte. çfarë të hapte, cilat degë, kush tëvijonte mbyllur. Kjo nuk po ndodh. Jemi në një vend që vendin e numërave dhe shkencës e kanë zënë militantët partiakë.
Të dy paketat shkon 113 milionë euro, s’po përmend garnacinë sovrane se është një marrëdhënie biznes- bankë. Të dyja paketat kanë shkuar kaq, që është më pak se 1% e GDP-së së vendit. Paketa e parë e Kosovës është gati 30- 40% më e lartë se dy paketat e Shqipërisë.

Padiskutim, nuk është vetëm turizmi, edhe pse ai është më i godituri edhe prej tërmetit por është gjithë tregëtia me pakicë, përveç ushqimeve, ndërtimet.
Janë të bllokuara energjitika, pak më mirë e ka kaluar sektori financiar dhe i shërbimeve postare. Kontribuesit më të mëdhenj në GDP-në e vendit janë të bllokuara. Rendi bazë është konsumi. Imagjinoni një popullatë që ka ulur konsumin në ma

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...