Alibeaj:Vjedhje me tenderat sekretë, një tampon blihet 4 herë më shtrenjtë se tregu

Tuesday, 21 Prill 2020 11:53

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka bërë publike detaje të reja në lidhje me vjedhjen që po ndodh me tenderat sekretë të qeverisë Rama.
Sipas Alibeajt, një tampon blihet 4 herë më shtrenjt se çmimi i tregut.
‘Thellohet skandali i vjedhjes me tenderat sekretë. Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut’, tha gjatë deklaratës së tij, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Deklarata nga selia e PD e Enkelejd Alibeaj:
Dy ditë më parë, ne denoncuam një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci.
Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë.
Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar.
Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë.
Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete.
Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.
Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë.
Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar.
Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.
Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar.
Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.

1. Të publikojë kontratat sekrete dhe

2. T’i anullojë çmimet e tyre skandaloze!
Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë një testim me 4fishin e çmimit të tregut. Edi Rama e ka për detyrë t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen.
Me këto para të vjedhura, mund të blihen shumë më shumë kite për të testuar qytetarët që dalja nga kriza mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...