Bylykbashi: Parlamenti ta rrëzojë Ramën për zgjatjen deri në 23 qershor të gjendjes së fatkeqesisë

Tuesday, 21 Prill 2020 17:38

Ish-deputeti, Oerd Bylykbashi, shkruan se Rama nuk ka të drejtë të shtyjë afatin e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, ndërkohë që gjendja e jashtëzakonshme zgjatet vetëm me 30 ditë.

‘Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqësise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj të tjerë

Të gjitha vendet e tjera që sot kanë kriza të vërteta shëndetësore me qindra mijëra të sëmurë e dhjetëra mijëra të vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kanë deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shumë që kundërshtojne këto zgjatje masash, madje në SHBA ka protesta të mirëfillta në rrugë.

Sigurisht kushdo me pak mend në kokë, e kupton që nëpër rrugë, në tregje, supermerkata, vende pune, por dhe në familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të verteta shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 jave. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja ështe a ka Kryeministri të drejtë të propozojë një zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratojë kërkesën pa kufizim?

Po nëse Qeveria i ka ne xhep deputetët me gojën e mbyllur me maskë kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo!

Afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 ditë dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar. Kushtetuta detyron që të merren masa të jashtëzakonshme që fatkeqësia natyrore, qoftë edhe pandemia, të përballen sipas afateve.‎ Nëse nuk mjafton, Qeveria të kerkoje në Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e parë, të arsyetojë dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe që të matet efikasiteti i masave. Ndërkohë të mos harrojmë se jane kufizuar të drejta e liri themelore kushtetuese për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, e para liria e lëvizjes.

Nëse do të kishim mburojën imunitare kushtetuese, Gjykatën Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nëse Rama, nën pretekstin e koronavirusit, mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimin e lirive të shqiptarëve aq sa i leverdis pushtetit të tij edhe pse statistikat nuk e justifikojnë. Por falë Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e sëmura, edhe pse sot e thonë të gjithë që është më mire t’i kurosh bajamet sesa t'i heqësh, sepse janë ndër mburojat e para në ditën kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetutën.

Mos harroni Edi Rama do të përpiqet të gjejë arsye ta zgjasë gjendjen e pandemisë edhe kur ajo të jetë zhdukur tjetërkund. Nëse vendoset precedenti sot, mos u çuditni që Rama të përpiqet ta zgjase gjendjen e jashtëzakonshme deri në një vit. Mos u çuditni as nëse në emër të emergjencës së shëndetit publik, policët do t’ju masin temperaturën në hyrje të qendrës së votimit dhe të vendosin ata nëse duhet të hyni apo jo të votoni për të vendosur kush duhet t’ju qeverisë. Kjo është epidemia tjetër që kërcënon dhe fshihet pas akteve për pushtet me akte normative të Kryeministrit, epidemia e Autokracisë. Tashmë dihet që masat mbrojtëse nga epidemitë merren herët dhe jo vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...