Kryeministri Edi Rama ka thënë se si në zonat e gjelbërta si në ato të kuqe pensionistët nuk do të lejohen në makina kategorikisht ndërsa apeloi që të mos i vizitojnë në shtëpitë e tyre.
Madje Rama tha se sado çnjerëzore të tingëllojë ushqimet u duhen lënë tek dera sepse është e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur.
Ndërkohë ai tha se tek bashkitë zona të gjelbërta do e kenë orarin deri në 08:30 për të lëvizur kurse nesër është sërish dita e tyre ku do të lejohen të dalin deri më 11:30.
”Dhe ai shembulli skandaloz që e solla sot në vëmendje për djalin që e merr malli për prindërit dhe i infekton dhe dashtë zoti ti nxjerrë nga kjo mortje.
Duhet të influenconi jo vizita nëpër shtëpia. Prindërit më vete duhet t’i ruajnë dhe t’i ndohmojnë, t’i cojnë ushqime te dera, dhe jo t’i përqafojnë, sado jo njerëzore të jetë kjo është mënyra më e mira. Pensionistë në makina në asnjë mënyrë. Pensionistëve do u lehtësohen, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë.
Në zonat tuaja deri në 08:30. Nuk do dalë njeri tjetër. Por jo në makinë. Jo në grumbullime, domino se rrezikojnë jetën e tyre.
Lokalet dhe të moshuarit. Vizitat nëpër shtëpia nuk ruhen nga Policia. Duhet ndërgjegjësimi. Secili duhet të jetë roje i vetes.”- tha Rama.