Tabaku:Ruhuni nga buzëqeshja e Veliajt, ajo fsheh kazmën/Qyteti po ndryshon për keq.

Saturday, 25 Prill 2020 09:53

Nga Jorida Tabaku.
Ndërkohë që akoma nuk është hapur e realizuar një tender për ndërtimin e shkollës së mesme Sami Frashëri, dje ju vu kazma.
Sa e trishtë kur shikon një kryetar bashkie që qesh e gëzohet sa herë që I vë kazmën një pllake memorie të këtij qyteti. Sa e trishtë për të gjithë ne që kemi qënë nxënës të asaj shkolle. Sa e trishtë kur shikon se cdo pjesë historie e këtij qyteti po shuhet. Kudo që hedh sytë nga teatri, të rrugicat nga shkollat simbol.

Në korrik të 2018 pseudo kryetari I bashkisë dha një intervistë ku me kënaqësi thoshte se përfundoi restaurimi I gjimnazit ikonë Sami Frashëri që do rezistojë për vite me rradhë dhe tani ky model do të shtrihet në te gjithë Tiranën. Pa u tharë akoma boja e parë, i vunë kazmën!

Unë dhe besoj askush nuk është kundër zhvillimit, por kjo maskaradë ku prishen e shkatërrohet cdo gjë e mirë e këtij qyteti, cdo pjesëz histori vec zhvillim nuk është!

Sa herë kaloja në atë rrugë ktheja kokën me kënaqësi nga ai oborr që mbart aq shumë histori. Por, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që pikërisht nxënësi i asaj shkolle, siç kam qenë unë e shumë figura të tjera të këtij qyteti dhe me të njëjtën buzëqeshje që në 2018 e shpallte godinën që nuk është më, si një shembull rezistence, do t’i vinte kazmën.

Dikush me të drejtë mund të thotë se jo më larg se 100 metra nga shkolla ka qenë një tjetër bukuri e këtij qyteti, kinemaja e famshme 17 Nëntori. Të cilin mësuesi i kryebashkiakut aktual e shiti për më pak se 30 aspra. Dhe ajo kur iu vu kazma iu shit qytetarëve se do të ndërtohej një kinema, me gjasë edhe atëherë dikush ka buzëqeshur.

Një pjesëz tjetër e Tiranës sot nuk është më. Qyteti që fatkeqësisht cdo ditë po ndryshon për keq!

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...