Tërheqja nga Konventa, tenderat sekrete të qeverisë/Erisa Xhixho: Pavarsisht pandemisë duhet të mbrojmë demokracinë…

Saturday, 25 Prill 2020 13:12

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho në një intervistë për STANDARD flet per situaten ne te cilen ndodhet vendi. Gjithashtu Xhixho theksoi se: Pervec izolimit sot njerezit po vuajne varferine, urine dhe papunesine duke shtuar pasigurite, stresin.
Paralelisht me menaxhimin nga ana mjekeve te pandemise do duhej qe mbeshtetja per biznesin, shtresave ne nevoje te ishte paresore ne menyre qe familjet shqiptare te ndjenin e preknin mbeshtetjen e shtetit ne keto momente shume veshtira.
INTERVISTOI: ROMINA VAKO
1-Si ju duket shtyrja e gjendjes se jashtezakonshme nga Edi Rama deri ne 23 qershor?

E.Xhixho- Kjo zgjatje me dy muaj eshte ne shkelje te kushtetutes ,e pa argumentuar ligjerisht dhe e panevojshme per realitetin ne te cilin ndodhemi per sa kohe ndergjegjesimi i qytetareve ka ndodhur dhe rregullat e distancimit social kane funksionuar dhe 99% te qytetareve i kane respektuar. Gjithashtu sipas te dhenave ne spitale ka reth 40 te shtuar apo Tirana para disa ditesh nuk pati asnje rast te ri. Pra ne panoramen qe na jep qeveria nese i referohemi asaj eshte e paarsyeshme zgjatja e gjendjes se fatkeqesise natyrore.

Nese do flasim ligjerisht sipas nenit 174 te Kushtetutes i cila sanksionon se “ 1. Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.
2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.”

Pra edhe sikur te kerkohej nje zgjatje ne frymen e ketij neni duhet te kerkohej 30 dite e jo dy muaj menjehere pa asnje argumentim ligjor , shkencor apo analize te mirefillte per te na bindur per kete shtyrje te panevojshme.
Te gjithe prisnim rikthimin ne normalitet padyshim duke vazhduar ne zbatimin e rregullave te distancimit social dhe higjenes . Gjithashtu dhe te rivendosjes ne vend te te gjithe te drejtave dhe lirive te qytetareve qe gjate kohes se pandemise u kufizuan edhe ne shume raste ne tejkalim te gjendjes se krijuar duke shkelur ne shume raste keto te drejta.
Shqetesim mbetet padyshim mosberja e testimeve per gjithe popullaten nga ana e qeverise qe do te na jepte nje panorame me te sakte te zhvillimit te pandemise ne vend e do mund te lokalizonim e izolonim te infektuarit dhe jeta te vazhdonte per ata qe nuk jane prekur.

Mund tju them qe ne Britanine e Madhe behen 50.000 testime ne dite, nderkohe ne ne raport me numrun e popullsine do duhet te benim 2500 testime ne dite ose te pakten 1250 . Nderkohe sot behen pak a shume 200 testime ne dite qe eshte nje shifer shume e ulet.
Vetem rritja e testimeve nuk do conte dem gjithe kete sakrifice te qytetareve te cilet ju pergjigjen me pergjegjshmeri maksimale urdhrave per izolim e distancim social.

2-Shqipëria ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga neni 8 dhe 11 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, kjo si pasoje e shpalljes së gjendjes së fatkeqësise natyrore. Si e vlerësoni kete vendim?

E.Xhixho- Kjo eshte nje fatkeqesi pikerisht terheqja apo pezullimi i neneve te caktuaara te konventes se te Drejtave te Njeriut duke dhene nje mesazh se shteti shqiptar nuk i garanton dot keto te drejta pra eshte i paafte per te balancuat masat me garantimin e te drejtave te njeriut. Shteti qe para ca muajsh mori driten jeshile ne parim nga Bashkimi Europian per Hapjen e Negociatave dhe qe nje nder kushtet e saj ka pikerisht respektimin e drejtave te njeriut. Te gjithe jemi koshient qe ne kohe pandemie ka limitim te te drejtave tona sic po ndodh e shume vende europiane e kjo ne proporcion me gjendjen . Pasi nese kemi tejkalim tej gjendjes qe e ka diktuar kufizimin e te drejtave atehere ne kete rast do flasim per shkelje te te drejtave te njeriut. Por asnje vend europian nuk eshte terhequr nga Konventa por po mundohen qe limitimi i tyre te jete ne proporcion me situaten. Kemi parasysh qe historia boterore ka treguar se ne vendet me tendence autokratike apo korruptive gjendjen e jashtezakonshme e shfrytezojne per te shkelur te drejtat e njeriut . Ndaj dhe debati qe behet sot ne Gjermani, Franc, Zvicer eshte qe kjo pandemi mos shfrytezohet nga superfuqia qe ka marre ekzekutivi per te shkelur te drejtat e njeriut. Ky eshte shqetesim i ngritur ne dokumentin e fundit zyrtar te Keshillit te Europes per Shqiperine ku theksohet fakti se :
Kufizimi i te drejtave te qutetareve duhet bere vetem me ligj dhe ato te jene sipas standarteve europiane e praktikave me te mira.

Te shmangen sa te jete e mundur masat penale ndaj qytetareve . Zbatimi i parimit te proporcionalitetit ne masat e marra ndaj kufizimeve te drejtave te njeriut. Pasi edhe ne situate emergjence duhet te mbrojme demokracine e shtetin e se drejtes .

Gjithashtu me lejoni tju sjell ne vemendje deklaraten shume te forte qe beri Sekretari i Pergjithshem i OKB Antonio Guterres i cili vuri theksin tek fakti qe “Me rritjen e nacionalizmit etnik, populizmit, autoritarizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në disa vende, kriza mund të përdoret si pretekst për të ushtruar masa shtypëse për përfitime që nuk kanë lidhje me pandeminë” . Gjithashtu nenvizoj se Populli dhe të drejtat e tyre duhet të jenë në qendër të gjithçkaje.

Gjithashtu komisionierja e larte e Drejtave te Njeriut ne OKB znj.Michelle Bachelet ka bere thirrje per respektim te drejtave te njeriut edhe ne kohe pandemie nga shtetet , biles ka bere nje raport shume kritik per Shtetin e Salvadorit qe masat me dore te hekurt kane shkelur te drejtat e njeriut , prandaj Shqiperia duhet te jete shume e kujdeshme qe menaxhimi i pandemise mos na vendosi krah vendeve qe kane shkelur rende te drejtat e qytetareve ne kohe pandemie. Mendoj qe me venien ne funksion te Gjykates Kushtetuese sa me pare te gjitha vendimet e qeverise dhe masat e marra prej saj do duhet te shqyrtohen prej saj nese ato kane qene ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet ne fuqi dhe nese jane shkelur ose jo te drejtat e njeriut gjate kesaj periudhe . Kjo eshte nje kerkese e bere publike edhe nga Presidenti i Gjermanise para disa ditesh dhe mendoj qe edhe Gjykata jone Kushtetuese kur te vihet ne funksion te plote do duhet te shqyrtoje respektimin e drejtave te njeriut ne kohen e Covid-19.

Une e shof me shume shqetesim shfrytezimin qe maxhoranca po i ben situates per te cenuar , shkelur te drejtat e njeriut ndaj dhe te gjithe ne duke filluar nga qytetari i thjeshte, shoqeria civile, media, politika e njerez me influence duhet te jemi vigjilente e te mos lejojme qe pandemia te na lere pa demokraci, pa shtet te se drejtes ,pa te drejtat dhe lirite tona themelore kushtetuese.

3-Jemi nje vend i varfer thote kryeministri por nderkohe paguajme 22 mln euro 1 km rruge, I blejme maskat me 4 fish te cmimit. Si e komentoni ju kete?

E.Xhixho- Sot te gjithe kemi nevoje per transparence te gjithe menaxhimit ekonomik te situates e padyshim kur degjojme abuzime ne kete kohe kaq te veshtire qe po kalojme te gjithe eshte per te ardhur keq se si pushteti nuk harron vesin e tij te vjedhjes edhe ne kohe sfide kaq te madhe . Me kontrata sekrete dhe pa asnje shpjegim publik nga autoritet perkatese per keto denoncime .

Te blesh maska me 4 fish te cmimit e cila sot eshte mjeti me i domosdoshem per cdo mjek e qytetar eshte e turpshme dhe aspak humane e njerezore. Ndaj Prokuroria duhet te veproje sa me pare per te zbardhur ceshtjen dhe vene perpara drejtesise kedo qe ka abuzuar me funksionin publik dhe taksat e qytetareve.

4-Po ju si opozite si do te veproni pasi se fundmi po shohim se izraelitet harrojne pandemine dhe dalin per mbrojtjen e demokracise.

E.Xhixho- Mendoj qe sot e rendesishme eshte padyshim shendeti i njerezve dhe per kete te gjithe mbeshtesim masat e distancimit aocial dhe te higjenes por nga ana tjeter kjo menyre e re jetese do te na shoqeroje per disa kohe ndaj dhe ne do duhet te pershtatemi. Padyshim qe mbrojtja e demokracise , shtetit te se drejtes dhe drejtave te njeriut nuk duhet te lihen ne plan te dyte ndaj dhe protestat kur te vendosen nga fronti opozitar do jene te nje menyre te re duke respektuar rregullat ashtu sikunder Izraeli na dha nje model shembullor qe pavaresisht pandemise demokracia duhet mbrojtuar.

5-Paketet e Qeverise te cilesuara si “ndihma lufte” per biznesin e vogel dhe qytetaret e mbetur pa pune si pasoje e karantinimit, cili eshte qendrimi juaj?

E.Xhixho- Pervec izolimit sot njerezit po vuajne varferine, urine dhe papunesine duke shtuar pasigurite, stresin . Paralelisht me menaxhimin nga ana mjekeve te pandemise do duhej qe mbeshtetja per biznesin, shtresave ne nevoje te ishte paresore ne menyre qe familjet shqiptare te ndjenin e preknin mbeshtetjen e shtetit ne keto momente shume veshtira .

Per mua mbeshtetja ishte e pamjaftueshme dhe nuk ka shkuar ne gjithe familjet qe do duhet te ishin bere pjese e paketave.
Raporti j fundit i “Standart and Poors” na rendit ne 15 vendet qe do te preken me shume nga kriza ekonomike si pasoje e pandemise apo raporti i fundit te prillit te FMN qe deklaron se ekonomia shqiptare do te tkurret me 5% kete vit si pasoje e pandemise dhe termetit te 26 nentorit.

Nëse qeveria nuk ndërhyn menjehere me nje plan ekonomik konkret në funksion të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë gjate krizen ekonomike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...