Basha angazhon strukturat e PD:Qeveria nuk do t’ia dijë, të mbështesim njerëzit në nevojë dhe bizneset në vështirësi

Saturday, 25 Prill 2020 14:54

Kreu i PD, Lulzim Basha u ka dhënë porosi strukturave të PD në gjithë Shqipërinë të ndihmojnë familjet në nevojë dhe bizneset në vështirësi.
BalkanWeb mëson se sipas Bashës qeveria nuk do t’ia dijë se në çfarë situate është Shqipëria dhe shqiptarët prandaj i kërkon strukturave të partisë të angazhohen për të ndihmuar në terren.