PDIU: Situata në vend po mbërrin nivele absurde, edhe letrat higjenike përbëjnë sekret shtetëror

Saturday, 25 Prill 2020 17:24

Përmes një deklarate për mediat, PDIU reagon lidhur me numrin e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, që sipas saj është edhe shifra më e lartë në 7 javë.

"Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave", thuhet në reagim.

 

Deklarata e plotë:

Sot numri i të infektuarve arriti shifrën më të lartë përgjatë këtyre 7 javëve. Pas 7 javësh izolim shqiptarët do duhej të kishin mbyllur edhe numrat e vegjël me të cilat situata u paraqit qysh në fillim. Të infektuarit vijnë nga lënia hapur e fasonerive dhe nga shpërndarja në burgje, të cilat janë përgjegjësi direkte e qeverisë.

Rregjimi i Facebook-ut që nuk linte orë pa dalë në media për ti treguar shqiptarëve malet me të vdekur e të tmerronte fëmijë e të moshuar, ka ditë që hesht e nuk thotë asnjë fjalë për vendimet personale, për lënien hapur të fasonerive dhe call-centerave.

Në kohën kur në shtëpi mbylleshin të moshuar e fëmijë, burra e gra që mundet edhe të kishin vende pune me shumë pak njerëz, rregjimi lejonte që qindra vetë të punonin në kushte ku nuk sigurohej asnjë mundësi distancimi.

Situata rëndohet edhe më shumë nga shtimi i ritmit të vjedhjes përmes tenderave që shpallen secret, e ku letra higjenike po përbën një sekret të madh shtetëror. Abuzimet vazhdojnë të rriten ndërsa vendimarrja vazhdon të çorientoje cilindo qytetar të këtij vendi. Në ditët në vazhdim do kemi një komunikim të përditshëm e do denoncojmë çdo arbitraritet që rëndon në kurriz të shqiptarëve dhe bizneseve ne vend.  I bëjmë thirrje Prokurorisë të dalë nga vetizolimi dhe të hetojë, pasi niveli i absurdit të situatës dhe dëmi në ekonominë shqiptare po çon vendin drejt falimentit.

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...