Izolimi pa strategji dhe masa bashkëshoqëruese, nuk ka efikasitet.

Diel, 26 Prill 2020 09:16

Nga Orjola Pampuri

Të degradosh në kurba dhe informacione fiktive, duke izoluar qytetarët dhe duke rënduar mbi ekonominë e bizneseve, të vogla të mesme e të mëdha, është e paprecedentë.
Cdo ditë përballemi me shifra, të cilat kanë një ndikim të cuditshëm, madje deri intrigues të kurbës së infektimit në rang vendi. Por nuk kemi një tabelë të qartë sa teste bëhen në cdo qark, sa teste bëhen në spitalet rajonalë të cdo qarku, në administratën e cdo qarku që vijon punën në terren, sa teste u janë bërë punonjësve të policisë. Këto janë testet që kërkon OBSH, kur thotë teste teste teste, pra këtij testimi masiv I referohet si fillim, dhe pas tij vjen gjurmimi, pra kontaketet e këtyre personave. Por është vepruar kështu? Absolutisht jo.
Numri I testimeve tepër I ulët nuk të jep mundësi të veprosh kështu, sepse nëse do të ndiqej kjo strategji duhej të bëheshin të paktën 500 teste në ditë, minimalisht, por janë bërë shumë më pak teste në ditë, shifër absurde për 2.6 milionë banorë.
I vetmi vend pas Koresë së Veriut, që kontrollon kurbën e kontaminimit sipas oreksit dhe shijeve të liderit.
Pikërisht nevoja për me shumë testime, do të nxiste edhe nevojën për më shumë laboratorë, por që edhe kjo nuk I interson këtij shteti, kjo sepse nëse do të shpërndaheshin testimet edhe në laboratorë privatë, kurba do tu dilte jashtë kontrollit, nëse do t’i duhej të shtonte vetë laboratorët do të duhej tu hiqte privilegjin e koncensioneve oligarkeve të tij. Kështu të dyja variantet bien poshtë, dhe Edi Rama, luan shah me qytetarët dhe jetën e shëndetin e tyre, duke rrënuar ekonominë e xhepat e tyre, duke falimentuar bizneset e duke shtuar rradhët e të papunëve.
Edi Rama, për cdo situatë zgjedh një grup individësh të fushave përkatëse, si në rastin e tërmetit, ashtu edhe tani gjatë pandemisë, të cilët I përdor, e ata me zell e ndihmojnë, njëlloj si mbreti lakuriq dhe rrobaqepësit e tij, që lideri të shfaqet ‘heroi’ I situatave.
Në fakt si tërmeti, si kjo pandemi, po e nxjerrin gjithnjë e më zbuluar atë dhe planin e tij djallëzor për të rrënuar këtë vend dhe qytetarët e këtij vendi.
Kështu po bën me fasoneritë, të cilët I ka lënë në ditë të hallit, duke mos u zgjidhur asgjë, duke I përdorur sipas shijeve partiake, duke I trajtuar si disa të nënës e disa të njerkës, po kështu ka vepruar me bizneset e vogla dhe të mesme, do mos I përfshirë në të paketa ndihme, apo me biznesin e madh, ku po mbijetojnë qetë vetëm miqtë e tij.
Strategjia, transparenca, testimet, gjurmimet, testet serologjike ku është e nevojshme, ndihmojnë në hapjen graduale.
Logjika e shtyrjes së gjendjes së jashtzakonshme deri më 23 Qershor, është thjesht një sjellje kontraverse e një anadollaku, I cili vendimet I merr me sy mbyllur sipas interesave të tij, mizorë. Izolimi pa strategji I shërben vetëm Ramës dhe intersave të tij.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...