Bushati i kthehet Batonit të Ramës: 'Teknolog politik që paguhet për të krijuar realitete të rreme'

Diel, 26 Prill 2020 18:46

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati reagon pas intervistës së mbrëmshme në T7 të gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama dhe i akuzuar publikisht nga Tirana dhe Prishtina si pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, nën titullin "Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme", Bushati shkruan ndër të tjera se, Të nxitur nga parimi “fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë"

Reagimi i plotë i Ditmir Bushatit -

 Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e mundshme!
 

Ky është titulli i një prej librave më të lexuar të kohës sonë, shkruar nga Peter Pomerantsev, i cili shpjegon eliminimin e të vërtetës nga të ashtuquajturit “teknologë politik” në shërbim të padronëve të tyre. Libri tregon sesi teknologët politik, në shërbim të këtyre të fundit dhe oligarkëve grabitqar të bërë njësh me to, paguhen për të krijuar një realitet të rremë.

E njejta histori po ndodh në Kosovë qysh se në horizont u shfaq kërcënueshëm Gjykata Speciale për krimet e supozuara. Të nxitur nga parimi “fati personal i padronëve mbi fatin e popullit”, teknologët politik u vunë në lëvizje për shpjegimin e “planeve të mëdha”, sa nëpër zyra shteti, e sa nëpër studio televizive me harta në duar. Në disa raste duke folur në emër të aleatëve strategjikë të Kosovës me injorancën që i karakterizon, e në raste të tjera me nostalgji në emër të Serbisë. Me një padituri rrënqethëse a thua se po flitet për cilësinë e miellit serb të importuar në Shqipëri, apo për nevojën e transferimit në Shqipëri të eksperiencës Kosovare në homologimin e automjeteve, e jo për integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës!

Gjatë viteve të projektimit të realitetit të “ri” në Kosovë janë rrëzuar qeveri, janë paguar lobistë për të nxjerrë në tryezën e bisedimeve e hapësirën mediatike tema të pluhurosura në arkivat e Serbisë, por problemet veçse janë thelluar. Ndërkohë që projekti i shtetësisë ka ngecur dhe projekti qeverisës, që mori mbështetje të gjerë popullore më 6 Tetor 2019, është minuar.

Tani po hyjmë në fazën finale ku synohet të projektohet një realitet sipas të cilit, planet e mëdha për amnesti të krimeve të Serbisë në Kosovë, zhbërja e Gjykatës Speciale dhe një copëtim territorial në veri të Kosovës duhet të kthehen në një “marrëveshje historike”.

Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet).

Nga besimi se drejtësia ndërkombëtare duhet të zbardhë çdo akuzë për krime të supozuara në Kosovë, duke mos njollosur aspak luftën e drejtë çlirimtare të bijve të UÇK-së, me vendosjen e barazisë në krime mes Serbisë dhe Kosovës e amnestimin e tyre.

Nga një marrëveshje përfundimtare që bazohet në të drejta dhe hap perspektivën për procesin e pajtimit dhe anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë, në një copëtim territorial që nuk gëzon as mbështjetjen e popullit e as të aleatëve strategjikë të popullit shqiptar.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...