'Vdes në hotelin e deputetit të Ramës i sëmuri me kancer, policia kërkon 't'iu mbyllë gojën familjarëve'

Diel, 26 Prill 2020 18:56

Një person i sëmurë me kancer në stomak, i mbërritur në Rinas katër ditë më parë dhe i detyruar të karantinohet në një hotel në Golem, ka humbur jetën.

Lajmin e jep ish kryeministri Sali Berisha, i cili citon informacionet e qytetarit digjital.

 

Sipas këtij të fundit, bëhet fjalë për shtetasin Bajram Luzi, nga Lapardhaja e Beratit.

Gjithmonë sipas tij, Prefektja dhe drejtori i Policisë së Tiranës i kanë kërkuar familjarëve që mos e bënin publik rastin.

Sipas ish-kryeministrit, hoteli në fjalë i përket deputetit socialist Sadri Abazi.

"Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes së viktimës dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si çnjerëzore dhe kriminale ndryrjen e te ndjerit në hotel vetëm e vetëm per ta rrjepur edhe ditet e fundit te jetes hajdutet e të vdekurve Rama-Abazi", shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Nje krim i shemtuar ne karantinen Rama - Abazi ne Golem!

Vdes i semuri me kancer stomaku stadi i katert ne hotel pa asnje kujdes mjekesor.

Ate e sollen para kater ditesh nga Rinasi dhe e ndryne ne hotel per ta zhvatur Rama me Sadri Abazin.

Prefektja e Tiranes dhe Rebani Droga bene gjithçka per ta fshehur vdekjen tragjike me urdher te Rames.

Shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe si çnjerezore dhe kriminale ndryrjen e te ndjerit ne hotel vetem e vetem per ta rrjepur edhe ditet e fundit te jetes hajdutet e te vdekurve Rama-Abazi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. 

Pershendetje dr po te informoj sevKeta mbajten te semure terminal me tumor ne karantine ne hotel I kthyer nga jashte dhe ju vdiq dije ne hotel. Prefektja e Tiranes dhe drejtori I policise rebani jaupi ju mbushen mendjen familjareve mos ta benin mediatike. Rasti eshte nga fshati Lapardha e Beratit

Eshte informacion i sakt ju be autopsia dje ne mengjes Bajram Luzi eshte emri i tij kishte mbrritur para kater ditesh ne Rinas dhe e çuan me detyrim ne Golem nd Hotel me kancer stomaku stad i katert. Ai vdiq ne hotel dhe te vdekur nga hoteli e nisen ne morg

Login to post comments