I ra propaganda. Rama heq nga Facebooku numrin e familjeve të ndihmuara nga qeveria

Diel, 26 Prill 2020 23:02

Kur propaganda i del zbuluar, Edi Rama spastron Facebook-un e tij.

Kështu ka ndodhur mbrëmjen e sotme kryeministri, i cili ka hequr numrin e familjeve që qeveria i numëron si të ndihmuara prej saj. Në postimin e përnatshëm, në Facebook u vu re që kjo shifër e ndarë sipas qyteteve mungonte.

E gjitha kjo pasi Partia Demokratike publikoi një dokument që provoi se qeveria ka shpërndarë pako ushqimore vetëm tek 9,059 familje që nga shpërthimi i epidemisë më 9 mars dhe jo aq sa ka pretenduar qeveria deri tani.

 
 
 

Image

 
 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi dokumentin, vuri në dukje se kjo shifër provon që kryeministri genjen për ndihmën e ofruar nga qeveria, pasi ai ka deklaruar një shifër prej 250 mijë familjesh të ndihmuara.

"Përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës.

Kjo është një gënjeshtër e shëmtuar e kllounit që kemi për kryeministër, i cili nuk do t’ia dijë për mijëra familje në nevojë dhe biznese pa asnjë të ardhur që i ka lënë në mëshirë të fatit", do të shprehej ndër të tjera në reagimin e tij numri dy i selisë blu.

https://www.syri.net/politike/334769/bardhi-rrezon-propaganden-e-rames-ja-sa-familje-ka-ndihmuar-qeveria-deri-tani/

Menjëherë pas kësaj, Rama nuk e nxori më në facebook numrin e familjeve të ndihmuara, siç ka bërë çdo natë.

Image

Image

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...