Një denoncim i fortë është bërë sot nga Ish-Kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb për një zgjerim të pronave të kreut të qeverisë në Surrel, fshatin pranë Tiranës ku ai ka ngritur vilën e tij. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari me këtë shënim:
“Akuzon Edvin Kristaq Hajdutin se me ortak i dhuroi vetes 40 000m2 tokë dhe 10 tunele në Surrel. Lexoni denoncimin e zyrtarit dixhital! Ai denoncon një mega-aferë korruptive të Edvin Hajdutit! Sipas një VKM të firmosur prej tij, ai në një akt të pashembullt lumturon veten duke marrë në Surrel, shkruan qytetari, me 1 euro, pronën publike prej 40 000 m2 tokë dhe 10 tunele të ushtrisë, me ortakun e tij Ismet Shehu, lumturor Shehu, pronarin e Restorantit Ceren!”
Jam punonjës administrate, po ju informoj se me një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, Edi Rama i ka falur vetes dhe një restoranti në Surrel një pronë shtetërore për vetëm 1 euro.
Bëhet fjalë për ish-repartin ushtarak Nr. 3031 me vendndodhje në Tirane, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas vendimit, mësohet se shoqëria “CEREN Ismet Shehu Sh.p.k.” do të marrë me qira këtë pronë shtetërore për 20 vjet duke paguar vetëm 1 euro.
Por jo vetëm kaq, sipërfaqja e cila do të merret me qira është jo pak, por plot 40 mijë metra katrorë! Po, po, e lexuat mirë! Madje në brendësi gjenden edhe 10 tunele.
Sipas një hulumtimi, ky restorant gjendet mjaft afër me vilën bunker në të cilën banon Edi Rama. Duket se kryeministri ia ka dhënë vetes këtë pronë dhe tek ai restorant është parë shpesh të ushqehet aty.
Nga ana tjetër, në çdo postim në rrjetet sociale të Edi Ramës dhe të Erion Veliaj-t, nuk mungon pëlqimi i dhënë nga restoranti. Epo, e gëzofshin Ortaku dhe Edi Rama pronën shtetërore!
Ndonëse në dukje qeveria është fokusuar shumë se gjasme po shpëton popullin nga COVID-19, në të vërtetë nuk nguron të vjedhë ditën dhe natën, klienten e vet!