FIER
Rreth 30 punonjës të një fasonerie në Fier kanë dalë në protestë, pasi kanë mbetur të papunë që kur biznesi ku ata punonin është mbyllur.
Punonjësit thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës nga koronavirusi.
Ata thanë se kryeministri duhet të dëgjojë zërin e tyre dhe të mund t’i paguajë.
Firma ku protestuesit tashmë punonin tha se më 7 mars punonjësit janë të papunë, ndërsa më 12 mars ka mbyllur aktivitetin.