Tjetër skandal! Rama i dhuron vetes 40 mijë metër tokë dhe 10 tunele të ushtrisë në Surrel

Hënë, 27 Prill 2020 16:25

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të administratës, i cili shkruan se, me një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, Edi Rama i ka falur vetes dhe një restoranti në Surrel një pronë shtetërore për vetëm 1 Euro. Bëhet fjalë për ish-repartin ushtarak Nr. 3031 me vendndodhje në Tirane, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzon Edvin Kristaq Hajdutin se me ortak i dhuroi vetes 40000m2 toke dhe 10 tunele ne Surrel

Lexoni denoncimin e zyrtarit dixhital!

Ai denoncon nje megaafere korruptive te Edvin Hajdutit!
Sipas nje VKM te firmosur prej tij, ai ne nje akt te pashembullt lumturon veten duke marre ne Surrel, shkruan qytetari, me 1 euro pronen publike prej 40000 m2 toke dhe 10 tunele te ushtrise me ortakun e tij Ismet Shehu, lumturor Shehu, pronarin e Restorantit Ceren! sb

Pershendetje dr jam punonjes administrate po ju informoj se me një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, Edi Rama i ka falur vetes dhe një restoranti në Surrel një prone shtetërore për vetëm 1 Euro. Bëhet fjalë për ish-repartin ushtarak Nr. 3031 me vendndodhje në Tirane, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas vendimit, mësohet se shoqëria “CEREN Ismet Shehu Sh.p.k.” do të marrë me qira këtë pronë shtetërore për 20 vjet duke paguar vetëm 1 Euro.

Por jo vetëm kaq, sipërfaqja e cila do të merret me qira është jo pak, por plot 40 mijë metra katrorë! Po, po, e lexuat mirë! Madje në brendësi gjenden edhe 10 tunele.

Sipas një hulumtimi, ky restorant gjendet mjaft afër me vilën bunker në të cilën banon Edi Rama. Duket se kryeministri ia ka dhënë vetes kete prone dhe tek ai restorant është parë shpesh të ushqehet aty.

Nga ana tjetër, në çdo postim në rrjetet sociale të Edi Ramës dhe të Erion Veliaj-t, nuk mungon pëlqimi i dhënë nga rstoranti. Epo, e gezofshin Ortaku dhe Edi Rama pronën shtetërore! Ndonëse në dukje qeveria është fokusuar shumë se gjasme po shpëton popullin nga COVID-19, në të vërtetë nuk nguron të vjedhe diten dhe naten klienten e vet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...