Roli i të gjithëve dhe secilit sepse ‘nesër mund (do) të jetë ndryshe.

E Enjte, 30 Prill 2020 12:31

Nga Kastriot Islami
Pas më shumë së dy muajsh, planeti përjeton iluzionin e të qënit i “lehtësuar” nga kriza sanitare, por “i paqartë” si do të mund jetë “e nesërmja” për shëndetin e qytetarëve, sepse “dyshimet dhe pikëpyetjet” për sjelljen e virusit apo për efikasitetin e “mekanizmave mbrojtës” janë ende prezente e pa përgjigje garantuese… Thënë ndryshe, mundimet/streset/pasiguritë e krizës sanitare nuk janë tejkaluar dhe me shumë gjasa do të mund të vijojnë edhe për shumë kohë… Nisur nga fakti se kjo mund të cilësohet një nga krizat shumëplanëshe, më e rënda në historinë e njerëzimit, dhe me një kohëzgjatje të papërcaktueshme të elementëve të saj, dhe kudo po i bëhet thirrje “mençurisë, përgjegjshmërisë dhe angazhimit qytetar” për përballimin e pasojave të kësaj krize, është momenti kur shqiptarët të ndërgjegjësohen për dimensionin e kësaj krize shumëdimensionale dhe për rolin e tyre… Dhe që ky ndërgjegjësim të jetë efikas, së pari e mbi të gjitha duhet të dëgjojnë e mësojnë nga profesionistët dhe njerëzit e mençur të këtij vendi se çfarë përfaqson kjo krizë, cilat janë elementët e kësaj krize shumëdimensionale dhe çfarë pasojash mund të kenë ato mbi të ardhmen.
1. Paralelisht ose pas krizës sanitare është shfaqur kriza ekonomike e sociale
Në momentin kur planeti përgatitet me shumë “pikëpyetje, dyshime e pasiguri” të lërë pas “krizën sanitare”, pra të “dalë” nga “izolimi/karantina” e vëndosur për t’i shpëtuar krizës sanitare, ekziston jo vetëm frika nga rikthimi i “krizës sanitare” me të gjithë pasojat e saj, e ndoshta më të forta, por ka filluar të “skicohet” frika nga një krizë ekonomike e sociale, pasojat e së cilës mund të jenë më të forta e më afatgjata, e madje më të paparashikueshme se ato të krizës sanitare. Madje në shumë vënde të varfra, këto dy kriza, kriza ekonomike e sociale, mund të bashkohen e të ndikojnë negativisht në përkeqësimin e njëra-tjetrës… Për më tepër që kriza sociale në vendet e varfra me shumë gjasa do të ndodhte menjëherë e paralel me krizën ekonomike… Ndërkohë që brishtësia ekonomike e vendeve të varfra mund të ketë ndikuar jo vetëm në menaxhimin e sforcuar të krizës sanitare, por shfaqet përcaktues për thellësinë e krizës ekonomike, por edhe të shpejtësisë së shfaqjes së saj e të pamundësisë për shmangien e saj… Shqipëria fatkeqësisht është një nga këto vende të varfra…
2. Kujdes nga kriza politike dhe nga rrënimi i demokracisë…!
Për vendet demokratike, veçanërisht ato të brishta ekonomikisht e të varfra dhe me demokraci hibride, ka filluar të “dezinjohet” edhe rreziku i një krize politike e deri të një krize eventuale të demokracisë, të shprehur përmes dhunimit të të drejtave themelore të qytetarëve. E shprehur në formën e keqpërdorimit të menaxhimit të krizës sanitare dhe asaj ekonomike e sociale, nga drejtues autoritarë të këtyre vendeve për forcimin e pushtetit të tyre personal… Pra, qytetarët në këto vende kanë filluar të përjetojnë krahas pasojave vdekjeprurëse për të afërmit e tyre nga kriza sanitare, pasojat e tmerrshme prej masave drastike, pasojat e krizës ekonomike e sociale të shprehura deri në pamjaftueshmëri ushqimimi, por edhe dhunimin e të drejtave të tyre themelore për shkak të sjelljeve autoritare e presioneve policore të drejtuesve të tyre që po e përdorin këtë situatë krize për forcimin e pushtetit të tyre personal duke vënë në rrezik themelet e sistemit politik dhe rrënuar demokracinë. Shqipëria është një nga vendet tipike, e rrezikuar në ekstrem nga një konflikt politik i ashpër dhe rrënim i sistemit demokratik.
3. Debati në dukje “abstrakt”, por shumë i rëndësishëm “për rendin e ri global”

Dhe të gjithë këtij “debati” për krizën sanitare, ekonomike e sociale, apo krizën politike e të demokracisë, që iu intereson më shumë qytetarëve për të kuptuar të nesërmen e tyre të përditshme, i shtohet edhe një debat tjetër, në pamje të parë abstrakt e deri “jashtëtokësor”, “për një rend të ri global”… Ky është një debat mbi të nesërmen e konfigurimit politik, ekonomik, ushtarak, social, e tjerë të tjerë të planetit, për të nesërmen e kësaj krize për të gjithë banorët e planetit pa përjashtim… Thënë më shkoqur, një debat sesi do të organizohet shoqëria njerëzore në të gjithë aspektet e saj deri te marrëdhëniet e ekuilibrat e rinj mes fuqive të reja e aktuale globale… Një debat që mund t’i japë udhë një “dinamike evolucionare” nëse ajo është përgjithësisht e pranuar ose një “dinamike të sforcuar” që mund të çojë deri në tensione e konflikte mes të “sotmes” e të “nesërmes”… Që ndokush me naivitet e pa menduar gjatë do të thoshte se “ç’na duhet ne qytetarëve të vendeve të vogla e të varfra ky debat, përderisa nuk kemi asnjë fuqi, peshë e rol… për të ndryshuar të ardhmen e planetit siç kemi qenë të parëndësishëm në të kaluarën apo në të tashmen”?! Nuk është saktësisht kështu! Qytetarët e vendeve të vogla duhet të ndërgjegjësohen për orientimin adekuat të vendeve të tyre në këtë dinamikë. Shqipëria duhet të orientohet drejt në këtë dinamikë duke ruajtur partneritetet strategjike, vendimmarrjet e rëndësishme për sistemin e saj politik dhe përcaktimin e prioriteteve të saj të zhvillimit duke moduluar luhatjet e tronditjet eventuale; dhe në këtë aspekt ndërgjegjësimi i shqiptarëve është primordial…

4. Elementët e kësaj krize shumëdimensionale janë fuqimisht të ndërlidhur mes tyre…

Të gjitha krizat e mësipërme janë të ndërlidhura fuqimisht mes tyre. Kriza ekonomike e sociale është pasojë e krizës sanitare, ndërkohë që kriza sanitare ka qenë më e rëndë në vendet e brishta ekonomikisht e të varfra. Këto kriza janë preludi i krizës politike e të demokracisë, ndërkohë që kjo e fundit i thellon krizat e tjera. Dhe të gjithë këto kriza së bashku duken të maskuara apo kanë maskuar “debatin” për rendin global, debat që mund të gjenerojë zgjidhje për një rend të ri global, por edhe një krizë apo madje edhe konflikt global, ku të gjitha krizat e mëparshme do të dukeshin minore. Ndonëse qytetarët e thjeshtë të të gjithë vëndeve, masivisht nuk e ndjejnë apo nuk shikojnë as në horizont këtë “debat” për rendin e ri global, mund të gjendet shumë shpejt brenda një “situate” tjetër, shumë më komplekse apo të komplikuar se krizat e mëparshme që mund të lindte apo të komplikohej nga “pamundësia” e orientimit adekuat gjatë “përcaktimit të rendit të ri global” apo për shkak të mungesës së një “dinamike konsensuale” për të kryer tranzicionin eventual nga “rendi aktual global” drejt një “rendi të ri global”… Apo akoma më keq në rastin e një konflikti global...

5. Në vend të një përmbledhje…

a) Përmbledhtas e në mënyrë metaforike mund të thuhej se “planeti gjendet një një moment të rëndësishëm të transformimit të tij, politik, ekonomik, social, sanitar, edukativ, teknologjik, e tjerë e tjerë…”… Të gjithë pak a shumë kanë rol për të luajtur, të paktën për të ardhmen e vendit të tyre, të qytetit të tyre, të familjes së tyre, pavarësisht dimensionit, peshës “specifike”, nivelit ekomomik apo rëndësisë politike apo ushtarake… Për më tepër që të gjithë bien dakord, duke artikuluar pa reflektuar shumë se pa e ditur mirë se “e nesërmja do të jetë ndryshe...” dhe për momentin askush nuk eksluzivitetin të thotë qartas e në mënyrë bindëse e të sigurtë se çfarë do të thotë kjo konkretisht, pra si “do të jetë konkretisht e nesërmja”… dhe aq më pak sesi do të kryhet kalimi nga “e sotmja tek e nesërmja”…dhe mbi të gjitha me çfarë kostoje… në kuptimin e gjerë të kësaj fjale…

b) Pavarësisht dëshirës së madhe për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale për të “nesërmen apo për rendin e ri global”…, nuk do të ishte aspak “e çuditshme” që kriza që do të pasonte “debatin për rendin e ri global” të ishte më frikshme, rrezikshme, më e pasigurtë, dhe me pasoja më të rënda e të paparashikueshme sesa krizat e tjera, sanitare, ekonomike, sociale e madje edhe ajo e demokracisë, që ndoshta janë të furnizuara prej saj apo furnizojnë atë… Thënë ndryshe, kriza sanitare në zbutje, kriza ekonomike në zhvillim, por e fundme, ndonëse me pasoja disavjeçare për të gjithë pa përjashtim, kriza sociale që ka trokitur tek të pambrojturit, por që mund të takojë me asistencën e më të “fortëve” dhe ajo politike me pasoja eventuale mbi sistemet demokratike por që edhe mund të frenohet, zbutet e shmanget, nëse do të rezultonte opsioni jokonsensual e një zgjidhjeje të sforcuar e deri konfliktuale për “rendin e ri global”, do të dukeshin minore apo thjesht si maja e ajsbergut e një krize shumë më të thellë e më të rëndë e me pasoja të pallogaritshme… veçanërisht për më të dobëtit, më të varfrit, më të vegjlit, por mbi të gjitha për ato që nuk janë ndërgjegjësuar edhe për këtë opsion të së ardhmes… Situata nga ky këndvështrim mund të duket jo shumë optimiste për një pjesë të qytetarëve, por ajo nuk është dhe s’duhet të jetë pesimiste për të gjithë… pra pa zgjidhje për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve...

c) Shqiptarët me të drejtë shtrojnë pyetjen: Ku gjendet Shqipëria në këtë ekuacion të komplikuar dhe me shumë variabla? Vetëm angazhimi i vërtetë i njerzve të mençur, të aftë, dhe të ditur dhe debati transparent me pjesëmrrjen e të gjithëve pa përjashtim do të mund të gjeneronte një “përgjigje modeste” për të ecurinë dhe të ardhmen e kësaj “varke të vogël” që është e detyruar të vozisë në turbulencat e oqeanit të madh… Prandaj të gjithë pa përjashtim duhet të ndërgjegjësohen për rolin e tyre për ruajtur me “mençuri e vendosmëri” dhe pa asnjë luhatje apo hezitim, partneritetin strategjik e gjithçka është vendosur me ndërgjegje për orientimin strategjik të vendit. Por edhe për të angazhuar seriozisht të gjithë burimet njerëzore më të përgatitura për përcaktimin e orientimit adekuat të vendit në sektorët më efikasë të zhvillimit të ardhshëm… Sepse e “nesërmja do të jetë ndryshe” për të gjithë e për secilin, prandaj ajo duhet ndërtuar nga të gjithë e nga secili…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...