Pas vendimit të qeverisë franceze për të mos lejuar kthimin e futbollit në vend deri në fund të muajit gusht, për t’u përcaktuar mbeten verdiktet e sezonit të mbyllur përpara kohe. Këtyre vendimeve iu ka paraprirë prestigjozja “L”Equipe”. Me një postim në “Tëitter”, kryeredaktori i gazetës Joel Domenighetti bën të ditur se do të merret parasysh renditja aktuale, e cila dekreton Paris SG si kampion të Ligue 1.
Po ashtu, bashkë me skuadrën pariziene në Champions League do të kualifikohen Olimpique Marseille dhe Rennes, ndërsa Lille, Reims dhe Nice do të luajnë në Ligën e Europës. Dy skuadrat që do të zbresin nga kategoria janë Amiens dhe Toulouse, ndërsa kampionatit elitar të futbollit francez do t’I bashkohen Lens dhe Lorient. Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje ka të bëjë me ndeshjet e mbetura në Champions të Paris SG dhe Lyon. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat franceze, presidenti Nasser Al-Khelaifi po mendon të transferojë sfidat në Katar, ndërsa një opsion mbetet edhe Portugalia.
(BalkanWeb)