Flet rektori Mynyr Koni: Ja kur do zhvillohen zgjedhjet në UT, vendimi ndryshon vetëm nëse…

Premte, 01 May 2020 15:23

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një lidhje me Skype foli për News 24 pëe zgjedhjet për rektor dhe anëtarë të senatit të UT-së, të shtyra për shkak të pandemisë së COVID 19.

Sipas tij, ai do të shpallë datën e fillit të prcesit zgjedhor dhe atë të zgjedhjeve sipas ligjit dhe një gjë të tillë mund ta zhbëjë vetëm një urdhër i ministres së Arsimit, Besa Shahini, që mund ta shtyjë sërish këtë proces.

“Autoriteti që ka të drejtë të shpallë zgjedhejt në universitet është rektori, pra unë. Ministrja Shahini e ka përcaktuar me urdhrin e saj por që e ndryshoi atë për shkak të pandemisë. Edhe pse afati ndryshoi urdhri i ri është që procesi zgjedhor të fillojë më 11 maj dhe dita e zgjedhjeve në UT të jetë më 12 qershor. Unë kam detyrim të shpall fillimin e procesit zgjedhor. Unë kam detyrim të bëj shpalljen, por jemi në pritje të urdhrit. Nëse ministrja nuk bën ndryshim urdhri unë do shpall procesin zgjedhor për universitetin. Kjo është faza ligjore e procesit”,- tha Koni.

Ai më tej e cilësoi “të paligjshme tentativën e një grupi pedagogësh për t’i shpallur zgjedhjet”.

Koni ndër të tjera nuk komentoi nëse do të kandidonte apo jo në këtë post.

“S’ka të bëjë fare me rikandidimin tim. Unë nga ana ime i’u kërkoj studentëve të jenë të vëmendshëm. Thirrje bojkoti nga ana ime nuk do të ketë”.

Në lidhje me vendimin e ministres për të rihapur për 3 javë universitetet për studentët e viteve të fundit, Koni tha se i duket i guximshëm si vendim.

“Shahini guxoi në kushtet ku jemi, megjithatë unë e kam shpërndarë urdhrin e saj. Ne po bëjmë të pamundurën që viti akademik të mbyllet me sukses”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...