Pavarësisht se në kohë pandemie, Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka lënë pas dorë, pasionin e tij për natyrën. Këtë fundjave Kreu i Shtetit është ndalur në qarkun e Korcës, ndërsa sot ka postuar një video në facebook nga Kolonja.
Shpresë plotë se lufta me Covid 19 do të fitohet, Meta ngre alarmin për një tjetër betejë të vështirë këtë herë me një armik të dukshëm.
Postimi i plotë:
Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.
Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë. 🌲🇦🇱