Shqipëria ka që në datën 10 Mars që ka mbyllur qepenat e bizneseve dhe ekonomisë, këto ditë që po shënojnë hapjen duket se qeveria ka dështuar në ndihmën ekonomike për familjet dhe bizneset. Veçanërisht për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla.
Shifrat zyrtare të FMN tregojnë se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjen më te vogël për ekonominë reale. Ndërkohë që kemi taksat më të larta në rajon, korrupsionin më te lartë, normën e mbylljes më të lartë në rajon, kemi mbështetjen më te vogël për punëtorët dhe bizneset.
Sot 100 000 biznese të vogla janë në mëshirë të fatit, sot 500 000 të punësiar në sektorin privat janë në mëshirë të fatit, familjet e ndihmës ekonomike, pensionistët e çdo shtresë sociale sot është harruar. E në vend të mendohet për çdo vend pune, për çdo familje sot vëmendja është te propaganda dhe tek lëmosha.
Nuk kushton asgjë të bëjmë minimumi atë që po bën Kosova ose vende të tjera të rajonit. Nuk ka pse të jemi gjithmonë të fundit, me 0,8 perq të PBB mbështetje në letër e vetëm 20 përq e kësaj e realizuar.
Raportet për vendin janë edhe më të zeza, ku 61% e të punësuarve (sipas një raporti të BB) punojnë në të zezë. Janë këto qytetarë që nuk do të përfitojnë kurrgjë nga qeveria e cila ka menduar që është më me leverdi për ministrat dhe mazhorancën të paguajë disa PPP se sa punëtorët.
Fondi i përcaktuar nga qeveria nuk mund të ndihmojë shumicën e 173 mijë të vetëpunësuarve, siç raporton BB. Por edhe për ato 30 mijë fatlumët që kanë marrë nje pagesë bashkë me bashkëshortët e tyre, ajo pagesë nuk do t’i shërbejë për shumë. Kjo sepse vlera që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSAT është rreth 50 mijë lekë, një vlerë më e lartë se sa pagesat e qeverisë.
Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo mori mbeshtetje nga FMN dhe së fundi nga BE, ata sërishmi ofruan thërrime për qytetarët.
Duhet bere çdo gje per te shpëtuar çdo vend pune, duhet bere çdo gje per te mbeshtetur çdo familje dhe ata ne nevoje, duhet nxitur konsumi e ringritur ekonomia.