Shkrirja e Inspektoriatit të Pyjeve/ Malltezi: Qeveria hedh në rrugë qindra inxhinierë dhe shuan ëndrrat e studentëve

Saturday, 02 May 2020 16:19

Një ditë më parë SYRI.net publikoi vendimin e qeverisë për shkrirë Inspektoriatin e Pyjeve, Ujrave dhe Mjedisit, që deri më tani ishte në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Ky akt nxjerrë në rrugë 220 punonjës, të cilët do të privohen nga paga e tyre sidomos tani që jemi edhe në krizën e Covid-19.

Lidhur me këtë reagon edhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malltezi flet me tone të ashpra teksa e quan qeverinë një bandë hajdutësh të pashkollë.

"I vetmi vend në botë që heqin inxhinierë mjedisi dhe inxhinierë pyjesh nga puna dhe i zëvendësojnë me policë pa njohuri fare për mjedisin! Çdo vit marrin bachelorin si inxhinierë mjedisi mbi 150 të rinj, mbi 60 të tjerë i shtohen forcës së punës me master profesional në menaxhim mjedisi, dhe nja 30 të tjerë me master shkencor. Çdo vit. Tani qeveria jonë u thotë të gjithë studenteve kot që mësoni se unë i heq të gjithë inxhinierët dhe i zëvendësoj me policë! Kaq e thjeshtë. Kush do e vlerësojë ndotjen? Sasinë dhe cilësinë e saj? Përputhshmërinë me nivelet dhe standardet? Disa policë që nuk kanë bërë asnjë leksion mjedisi?", shkruan ndër të tjera ai në reagim.

Reagimi i plotë i Jamarbër Malltezi:

Vend cudirash i drejtuar nga bande hajdutesh te pashkolle

I vetmi vend ne bote qe heqin inxhiniere mjedisi dhe inxhiniere pyjesh nga puna dhe i zevendesojme me police pa njohuri fare per mjedisin! Cdo vit marrin bachelorin si inxhiniere mjedisi mbi 150 te rinj, mbi 60 te tjere shtohen forces se punes me master profesional ne menaxhim mjedisi, dhe nja 30 te tjere me master shkencor. Cdo vit. Tani qeveria jone ju thote gjithe studenteve kot qe mesoni se une i heq te gjithe inxhinieret dhe i zevendesoj me police! Kaq e thjeshte. Kush do vleresoje ndotjen? Sasine fhe cilesine e saj? Perputhshmerine me nivelet dhe standardet? Disa police qe nuk kane bere asnje leksion mjedisi? Kush do vleresoje sa krim ne pyje po ben tualeti dokush qe nuk ka asnje njohuri mbi pyllin, asnje njohuri mbi llojin e pemeve dhe sherbimet ne pyje? Kjo qe po ben qeveria nuk eshte vetem idiotesi nga ca buratine qe perpiqen t’i bejne qefin shefit qe ia kerkon, kjo eshte kriminale! Kjo shkaterron edhe sherbimet mjedisore dhe monitoruese ne mjedis dhe pyje (ndofta ky ka qene qellimi qe tualetet te jene te lire te shkaterrojne e mos kete njeri ti beje llogarite e krimeve mjedisore), por kjo papergjegjshmeri SHKATERRON edhe sistemin e arsimit te larte. Sivjet vec 6 studente erdhen te studiojne per inxhinieri pyjesh. Mot ndofta edhe me pak. A mos do mbyllim fare Fakultetin e Pyjeve? Shume shpejt kjo politike e qeverise do coje edhe ne reduktimin drastik te studenteve qe studiojne per Inxhinieri mjedisi qofte ne UT apo UBT. Ky vend nuk do inxhiniere por police?

Por ku u bazua kjo qeveri per kete vendim? Cili ekspert i vendit apo i huaj e miraton kete veprim? Ne kohen kur kemi me shume nevoje se kurre per inxhiniere te zote per te percaktuar nivelin e ndotjes, perputhjen me standardet mjedisore Evropiane, nivelin qe duhen gjobitur demtuesit e mjedisit, ne i heqim inxhinieret nga puna dhe i zevendesojme me police. Si do e vleresoje polici se sa eshte shkalla e demit? Jemi vend cudirash te drejtuar nga nje bande hajdutesh te pashkolle. Kemi shume krime mjedisore qe lihen pa trajtuar fare. Dy here u ndot Vlora dhe dy here Durresi nga derdhjet e naftes ne det, por askush nuk eshte ne pergjegjesi as penale e as civile e as ndonje vleresim i mirfillte per demin nuk u krye. Para disa vitesh nje zone e tere ne Patos-Marinez u helmua me gazra shoqerues te naftes. Gjiknuri doli e i genjeu banoret duke i thene se eshte gaz i embel e pa rrezik (nje ambasador i Soros urdheroi mbylljen e hetimeve), POR studimi i ISHP disa jave pas shperthimit tregonte se niveli i ndotjes ishte 25 here me i larte sesa lejohej sipas normes se standardeve e me pasoja per shendetin e banoreve dhe produktet bujqesore. Ai raport i ISHP u fsheh. Por ne Patos-Marinez po semuren dhe vdesin njerez me semundje te lidhura me ndotjen. Nje qeveri e pergjegjshme edhe nese nuk do kishte ekspertize do kerkonte qe ta merrte qofte edhe nga jashte per hir te shendetit te banoreve, ndersa ne kete vend qe e vjedhin perdite nuk nevojiten inxhiniere mjedisi, nuk nevojiten eksperte, as profesore, asgje. Te gjitha i di vec hajduti i surrelit me buratinet e tij qe bejne llogje e fasade, ekspertet nuk ju duhen. Keta do caktojne se sa eshte niveli i ndotjes dhe sa duhet gjobitur demtuesi i mjesisit. Dhe kur del qe demtuesi i mjesisit eshte ndonje nga oligarket qe ndajne parate me thase me bunkeristin e surrelit, atehere fshihen fare buratinet e qeverise, nuk ka pergjigje vec llogje nga dega ne dege sesi e kane bere Shqiperine bace me lule.

Ky vendim shkaterroi perpjekje dhjetera vjecare institucionale dhe fonde te BE per kualifikime, rrenon monitorimet e perditshme te ndotjeve dhe prerjes masive te pyjeve si edhe godet rende sistemin universitar ne fushat e mjedisit dhe pyjeve. Turp dhe trishtim!

https://www.syri.net/politike/336199/shkrihet-inspektoriati-i-pyjeve-ujrave-dhe-mjedisit-shkarkohen-nga-puna-220-punonjes/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...