Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e Fasionistëve të bashkuar ku kanë ndarë shqqetësimet lidhur mbi situatën ku ndodhet ky sektor jetik për ekonominë.
'Të fitojmë kohën e humbur!
Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar,
Ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon.
Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason.
Tashme dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështiresi të shumta persa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.
Kerkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar.
Ndaj edhe nje here distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gadishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.
Nuk kemi kohë për të humbur me propaganden e kryeministrit të facebook-ut .
Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptareve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.'