Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari i cili denoncon hyrjen e materialeve të rrezikshme në magazinat e ushtrisë.
'Pershendetje Zoti Berisha dua të bëj një denoncim: Në grup-depot e Marikaj, Vorë, u magazinuan një sasi e konsiderueshme mbetjesh spitalore (Ilaçe të skaduara) dhe mbetje të rrezikshme radioaktive”, keshtu i shkruan qytetari ish kryeministrit Berisha.
Ja postimi i plotë
Mbetje radioaktive dhe kimike magazinohen në depot e Ushtrisë dhe digjen në Elbasan!
Akuzohen të implikuar Arben Ahmetaj dhe Gjeneral Bajram Bega.
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Zoti Berisha dua të bëj një denoncim: Në grup-depot e Marikaj, Vorë , u magazinuan një sasi e konsiderueshme mbetjesh spitalore ( Ilaçe të skaduara ) dhe mbetje të rrezikshme radioaktive. Operacioni ka qenë shumë sekret dhe personeli që i ruante ju bë presion që të mos fliste pasi do të kishte pasoja personale dhe familjare ( kercenim tipik mafioz).
Sipas përsonelit të ruajtjes aty, ku operacioni bëhej me perkujdesjen e Gjeneral Bajram Bega, Ministri Ahmetaj ( u kujdes që mbetjet më pas të dergoheshin në Inceratorin e Elbasanit). dhe një pjesë e MM. Mund të verifikohet nëse prokuroria bllokon librat e shërbimit me keto grip- depo. Klm mirë Doktor dhe ju lutem mos e bëni publik emrin pasi mafia nuk fal.
Miremëngjes Doktor.
Më fal për vonesën por sot mi siguruan të dhënat, për shkak të situatës.
Këto janë të dhënat e mjeteve që kanë hyre në repartin që ju permenda më sipër. Janë një pjesë e të dhënave për kohën që kanë hyrë materialet, mjetet që kanë bërë transportin, shoferat. Eshtë e thjeshtë të hetohet dhe verifikohet: pse Këta kamiona civilë hyjnë në rep. Usht.?
Me çfarë urdhri janë futur?
Ku janë dokumentat e materialeve që kanë hyrë?
Si është administruar malli dhe nga kush? Etj. Etjera. Etjera......