“Nuk duhet të mungosh në asnjë takim”, Meta: Një këshillë franceze për opozitën.

Hënë, 04 May 2020 19:42

Pyetje: Po i bie që tani Rama qenka bërë pak i mirë, pas këtyre vlerësimeve?
Presidenti Meta: Unë nuk thashë, që është bërë pak i keq apo shumë i keq, këto janë konkluzionet tuaja.
Është e rëndësishme që të gjithë t’i shërbejnë të mirës në çdo kohë mbi çështje të caktuara dhe jo thjesht mbi aspekte emocionale, sepse nëse do të ndodhte kështu i bie që asnjëherë nuk do të kishim bërë një marrëveshje me Nanon, asnjëherë nuk do të kishim bërë një marrëveshje me Berishën, asnjëherë nuk do të kishim bërë një marrëveshje me Ramën e kështu me radhë.
Por, politika i ka këto dinamika. Në të kaluarën je i detyruar të respektosh gjithmonë një realitet politik, një vullnet qytetar dhe zgjedhjet do të jenë të kufizuara brenda këtij realiteti dhe jo sipas dëshirave apo ëndërrimeve më të mira, që ka çdo njeri dhe çdo politikan.
Pyetje: Një raport interesant i juaji është dhe ai me opozitën, me Partinë Demokratike. Më 2 mars, në mitingun, ose protestën unikale të zhvilluar në historinë e politikës shqiptare dhe sidomos të tranzicionit, për hir të së vërtetës Partia Demokratike dhe strukturat e saj e mbështetën protestën dhe thirrjen e Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës. Po ju keni shfaqur disa herë për kryetarin e Partisë Demokratike mosbesim, madje jeni shprehur se ai gënjen edhe për orën. Sa e kishte orën zoti Basha në 2 mars?
Presidenti Meta: Në 2 mars ishte ora e Kushtetutës.
Sa i takon raporteve të mia me opozitën dihet, që për shumë fenomene të cilat janë problematike dhe që për fat të keq na kanë shtuar listën e kushteve për çeljen e negociatave të Shqipërisë më Bashkimin Europian, nuk mund të themi që fajin e ka opozita.
Pyetje: Padyshim...
Presidenti Meta: Ajo që unë e kam bërë të qartë prej kohësh si vërejtje, si mospajtim, apo si një shqetësim shumë të madh, ka qenë fakti që opozita u largua Parlamenti.
E dyta, që nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin, pra të dilte me një platformë përfshirëse, jo me një platformë le të themi bojkotuese.
Këto janë dy momente, të cilat janë komplekse, sepse duhet të jemi të qartë që hapësirat e saj në Kuvend u ngushtuan jashtëzakonisht shumë, por në fund fare ajo ra dhe viktimë e një provokimi, duke u larguar, ashtu sikurse edhe u zëvendësua në një mënyrë mjaft të përshpejtuar në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe procedurat parlamentare.
Kuptohet që realizoi një gabim mjaft të rëndë, që pastaj na solli një situatë tepër anormale, në të cilën ndodhet vendi.
Këto qëndrime të miat kanë qenë të hapura dhe publike.
Unë jam gjithmonë i bindur që ne nuk mund të arrijmë standardet e Danimarkës as brenda një dite, as brenda 10 apo 30 ditësh.
Danimarka ka punuar prej shekujsh për të arritur ato standarde që ka sot, por absolutisht gjithmonë për mua bojkoti ka qenë dhe mbetet i gabuar. Ka një thënie të famshme franceze që “nuk duhet të mungosh në asnjë takim”.
Pyetje: Shumë e bukur, ta përsërisim dhe një herë këtë.
Presidenti Meta: Po, po. “Nuk duhet të mungosh në asnjë takim”, sepse më mirë të jesh pjesë e ngjarjeve sesa të dalësh jashtë rrjedhës të tyre. Kështu që ky është mospajtimi apo shqetësimi im kryesor me sjelljen e opozitës, sepse në demokraci nuk duhet lëshuar asnjë hapësirë, duhet fituar çdo hapësirë në mënyrë demokratike me të gjitha përpjekjet qofshin ato ndonjëherë edhe të lodhshme e të stërmundimshme.
Por çdo hapësirë që ti lë bosh, plotësohet nga dikush tjetër dhe këtu nuk është një problem në raportin midis qeverisë dhe opozitës, por kjo dëmton - siç e ka dëmtuar praktikisht - gjithë sistemin e llogaridhënies në vend.
Mungesa e këtij sistemi llogaridhënie, pra në Kuvend apo në pushtet vendor, apo kudo, siç ne praktikisht jemi sot, nuk dëmton vetëm anëtarët dhe simpatizantët e opozitës, që janë më të ekspozuar patjetër nga arbitrariteti i qeverisë, apo i çdolloj qeverie, por dëmton dhe gjithë qytetarët e tjerë. Edhe ata që kanë votuar një mazhorancë, apo ata të tjerët që nuk kanë marr pjesë fare në këto votime, sepse zëri i tyre nuk mund të dëgjohet realisht asgjëkund dhe qeveria apo Kryetari i Bashkisë nuk ka kujt i jep llogari, sepse i jep llogari vetvetes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...