Drama e përgjithshme e Kosovës?!

Tuesday, 05 May 2020 14:42

 Nga Skëndër MULLIQI

Do të ishte normale, në një shtet normal, të ndërhyn organet e drejtësisë.Megjithate ka diçka në rendin e parë të dramës së përgjithshme të Kosovës .

Kjo është dezorjetimi i shtetit, ku po legalizohet padituria, ku viktimë është dituria, profesionalizmi, shkollimi dhe dija Këtë luftë shteti ynë i shumëzuar më mentalitete të mbyllura nga shekulli i kaluar, ka bërë që sistemet edhe ashtu dobëta të fillojnë të sterkeqën edhe më shumë.Koncepti profiteresk dhe agresiviteti i kane dëmtuar shumë proceset zhvillimore të Kosovës.

Njerezit e politikës duke filluar nga niveli local deri të niveli qendror, i kan pushtuar institucionet , ligjet, madje edhe tw drejtat elementare njerëzore, duke mos ju interesuar kurgjë tjetër. Po ju lejohet! Pas virusit do të shtyn sërish hajnit përpara.Në këtë lojë këtyre nuk ju intereson zhvillimi ekonomik i vendit, prodhimtaria dhe mirëqenja e përgjithshme.

Është turp për neve që njerëzit e politikës i kemi kaq të dobët , të pa përgatitur për sfidat e kohës moderne.As nuk janë vet të aftë për asgjë ,as si kanë të aftë bashkëpunëtorët.Kemi njerëz të shkolluar dhe të ndërshem, që do të na prezantonin ashtu si duhet para botës demokratike.Kemi njerëz të cilët dinë çka dojnë, dhe dëshirojnë ta zhvillojnë vendin e tyre .

Kjo klasë politike është klasë reakcionare, nuk i takojnë politikës së kohës moderne.Tek ne të gjitha ambiciet e sëmuara për pushtet kan marr krah. Kush nga ta po e respekton ligjin,diplomacinë dhe standardet? Kush nga kjo klasë politike merret me kontestet globale gjeostrategjike?

Ka humbur kuptimi i politikës parimore , duke u zëvëndësuar më dhunues të politikës , në krye të partive politike.Këta janë të interesuar të bëjnë koalicione që të ndajnë përfitimet së bashku. Egoizmi, koncepti autoritar politikë në emer të demokracisë, mashtrimet dhe mjegullimet jashtë institucionale janë bërë model i kësaj kaste politike.

Dhe, ku jemi ne sot? Kemi mbetur të gjuajtur pas shpine si substancë varfërie, shoqërie dhe culture.Kjo pandjeshmëri , pa vizoni ynë edhe si kolektivitet po ju mundëson të na sundojnë.Ku ka mundësi një shtet të funkcionon mirë, kur i gjithë mekanizmi shteteror ka defekte të mëdha?

Sikur e kan trajnuar mirë këtë popull të qëndron i përulun .Edhe pësha e kësaj sëmundjeje po bëhët më e rëndë se pandemia.

Dallimi i gjithë kësaj është së pandemisë i gjendet një ditë vaksina. Kunder kësaj sëmundje , ku simptomet e saja janë mos dija , amatorizmi ,duke ja shtuar arrogancën dhe banditizmin-asnjë vakcinë nuk ka mundësi të ndihmon ?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...