'Pasi dështoi me Shullazin, Edvini përdor Covid-19 për të kapur universitetet! Mbështes qendrimin e studentëve'

E mërkurë, 06 May 2020 14:10

"Katër vite më parë, Edvin Kristaq Droga ngarkoi Milin e Partisë për të zgjedhur Rektorin e Universitetit të Tiranës. Por ai dështoi në atë sipërmarrje kriminale."

Nga Sali Berisha.

 

Tani, pas katër vitesh, ai po përdor pabesisht Covid-19, rregullat e tij për të vendosur me covid-vota në krye të universiteteve, mafien e tij dhe zhdukur përfundimisht autonominë universitare në Shqipëri.

Për të realizuar këtë qëllim antikushtetues dhe kriminal, ai po përdor Dvoran –mandat- skaduar në universitete, përjashtimin masiv për shkak të pandemisë të studentëve nga e drejta e tyre ligjore e votës dhe mekanizma të tjera kryekëput mafioze sipas parimit KÇK.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antiligjor dhe mbështes fuqishëm kërkesat dhe qëndrimin e studentëve të paraqitura në letrën që ata i dërgojnë zëdhënëses së Edvinit për arsimin, Ndrikull Pabesi Shahinit!

Ju ftoj të lexoni letrën tyre!" 

LETRA E PLOTE E STUDENTEVE, DREJTUAR SHAHINIT

"Në vijim të Urdhrit nr.99 datë 26.03.2020 “Për disa ndryshime në urdhërin nr.8, datë 14.01.2020 për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”, paraqesim kërkesën tonë, si me poshtë vijon:

Sipas urdhrit të sipërpërmendur fushata zgjedhore fillon me datë 11.05.2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 12.06.2020, ndërkohë që studentët akoma nuk janë kthyer në auditore dhe jeta universitetare nuk është stabilizuar ende.

Në nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, cilësohet shprehimisht se “Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët”.

Sipas vlerësimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.

Me tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është përjashtues dhe i pamundur.

Për më tepër, po iu rikujtojmë se me vendim të parlamentit të Shqipërisë, vendi ynë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”.

Ne besojmë se edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat janë të një rëndësie dhe hierarkie më të ulët se të sipërpërmendurat gjithashtu nuk duhet të zhvillohen.

Këtë e përforcon edhe rregullorja “për organizimin e zgjedhjeve për organet drejtuese në senatin akademik në Universitetin e Tiranës” në nenin 38, pika 1, gërma b e të cilit thuhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anullohet në rast se “kanë ndodhur fatëkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim”."

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...