Shkopi i gomës dhe dhuna mbi ish-kampionen e Shqipërisë, volejbollisten Ira Kurtin
Saturday, 09 May 2020 17:47
Sot Ira Kurti doli në sheshin "Skenderbej", atje ku ajo pritej dikur nga mijërat e sportdashesve tiranas, dhe po kërkonte të thoshte se nuk është e drejtë prishja e Teatrit Kombëtar. Por e mori furgoni i policisë
Sot ndodhi ajo që nuk pritej, policia me urdhër të “surrelasit” Edi Rama ushtroi dhunë mbi çdo aktivist dhe qytetar që kishte dalë apo tentoi të dilte për të thënë një fjalë “JO, prishjes së Teatrit Kombëtar!”. Apo që me flamurin kombëtar do të brohorisnin për DITEN E EUROPES.
Pra u rrahën dhe u arrestuan për fjalën e dalë nga shpirti i lirë europian, pikërisht në ditën e fitores mbi nazifashizmin me 9 maj 1945.
Ndër të ndaluarit ishte edhe Ira Kurti, e cila jeton në Kanada, por që ishte në Tiranë prej disa muajsh. Ira Kurti mendoi se është si në Kanada ku mund të protestosh për lirinë apo mendimin tënd, por harroi se Shqipëria akoma mbetet vend jo demokratik.
Ajo ka qenë volejbolliste e ekipit kampion “Dinamo” që drejtohej nga Kreshnik Tartari. Kurti njihet si një nga 6 volejbollistet më të mira të “Dinamos”, e brezit te Silva Turdiut, Ela Tases, Mimoza Ibrahimit, etj. Ajo ka luajtur duke nderuar edhe ekipin tonë kombëtar të volejbollit, ku në ballkaniadën e vitit 1981, ekipi shqiptar (edhe me Ira Kurtin) mori medalje argjendi.
Sot Ira Kurti doli në sheshin “Skenderbej”, atje ku dikur pritej nga mijërat e sportdashesve të zjarrtë tiranas dhe po kërkonte të thoshte se nuk është e drejtë prishja e Teatrit Kombëtar. Por siç tregojnë pamjet (foto dhe video) ajo arrestohet nga policia, dhunshëm, sikur të ishte duke hedhur bombola gazi ndaj zyrës së kryeministrit. Ajo u thoshte policëve që e tërhiqnin zvarrë se “mendimin tim po shpreh…”. Por furgoni i policisë e mori!
Për ironi të faktit, Ira Kurti, ka qenë sportiste në vitet kur Edi Rama luante basketboll.
Pra të dy sportistë, por tashmë pushteti i Ramës e dhunoi live, ish-volejbollisten kampione. Edi Rama, natyrisht nuk e arrestoi me duart e tij, por fryma, urdhëri i pushtetit rilindas e arrestuan shqiptaro-kanadezen Ira Kurtin./Spiten Prulli/
Në fotot: Ira Kurti duke u tërhequr zvarrë për ta dërguar në polici
Në foto: Ira Kurti (e para majtas, ulur) kur luante për “Dinamon”
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët.
SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali:
Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...