Sali Berisha tregon rastet: Si i manipuloi numrin e të vdekurve qeveria Rama. Dhjetëra njerëz e morën COVID 19 me vete në varr

Saturday, 09 May 2020 18:03

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për pandeminë e COVID 19 dhe se si e përballoi Shqipëria.

Ai tha se kur shpërtheu pandemia nuk u morëen masa, ndërsa kur ajo u përhap, qeveria filloi të manipulonte numrin e të infektuarve, duke mos bërë testimi, si edhe fshehu numrin real të viktimave.

“Për Shqipërinë epidemiolog, kryepidemiolog, mjek dhe kryemjek ka qënë një dhe vetëm një, xhehili absolut Sulltan Salep Surrelli. Shpreh vlerësimin tim ndaj mjekëve në spitalet covid por edhe në Shkodër që janë përballur me sëmundjen dhe dua të them se zëdhënësi i injorancës ka qënë Edvin Kristaq Rama. Deklarata e tij më 26 shkurt ishte: se kemi marrë të gjitha masat për epideminë që do vinte, në një kohë që në mënyrë absolute nuk u mor asnjë masë, injoranca dhe mosvlerësimi e shtyu të bënte këto deklarata, ndërkohë që covid kishte ardhur dhe po merrte jetë. Keni deklaratat më 12 mars me zë dhe figurisë kur tha që covid ishte si një grip i zakonshëm.

 

Ky njeri nuk vendosi qoftë një qytetar të vetëm në karantinë për 3 muaj me radhë, nuk importoi maskat dhe testet kaq të nevojshme për përballimin e pandemisë. Tani së fundmi para 2 ditësh deklaronte në tv dhe thoshte për cfarë duhen testimet në rrugë. Këtë po e bëjnë SHBA, Gjermania dhe ata që duan ta kenë situatën në dorë. Përvecse kufizoi maksimalisht testimit, kufizoi artificialisht numrin e të infektuarve në Shqipëri, ai filloi të manipulonte numrin e të vdekurve. 5 të sëmurë vdiqën në Shkodër, i shpallën për gjëra të tjera, po ashtu në Tiranë, po jap këto që kanë vdekur në spital, pasi janë dhjetëra raste të tjera të faktuara që e kanë marrë COVID në varr pa bërë asnjë analizë”,- tha ai.

Ai tha ndër të tjera se e ka respektuar karantinën për të mbrojtur veten dhe të tjerët. “E kam respektuar plotësisht karantinën si një masë mbrojtëse ndaj COVID 19, nuk mund të them se është gjendje konfortabël por është detyrim moral që duke mbrojtur veten mbron edhe të tjerët nën këtë moto kam aderuar në vetëkarnatinimin tim”, shtoi ai.

Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...