Berisha: Rama- Ahmetaj- Veliaj, treshja e vjedhjeve më të mëdha jo vetëm në Ballkan

Saturday, 09 May 2020 19:23

Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në një lidhje live në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 e ka quajtur Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn si 3-shen më famëzezë grabitëse në Rajon, Europë dhe më gjerë.

Për këtë Berisha ka marrë si referencë inceneratorin e Tiranës ku ka zbuluar dhe një skemë se si vjedhin qeveritarët në bashkëpunim me Klodian Zoton, biznesmenin e denoncuar dhe akuzuar nga opozita për lidhjet me koncesionet e qeverisë.

Berisha thotë se në një kohë kur Bashkia mbledh vetë plehrat paguan me lekët e taksapaguesve koncesionarin Zoto që ndan paratë me Ramën, Ahmetajn e Veliajn .

”Teatri. Ky është një akt kriminal shumë i rëndë. I njerëzve grykësa të cilët nuk ngopen kurrë ka ryshfetet, vjedhja dhe pasurimi.
Kam njohur njëherë një ambasador të SHBA. Ishte përfaqësues i OSBE në Vjenë. Erdhi në Shqipëri. Dhe po më tregon, unë kam patur klientë të cilët kishin vjedhur 1 miliardë por problemi ishte që asnjëri prej tyre s’donte të zgjidhte miliardin tjetër.
Këta janë një grup që vjedhin bashkërisht në mënyrën më të paimagjinueshme. Një 3-she sot, është 3-shja më famëzezë jo në Ballkan por në Europë e më gjerë. Rama- Ahmetaj- Veliaj është kjo treshe. Si po vjedhin mafia e plehrave e kryesuar nga Rama e Veliaj. çdo metër kub plehëra nga Tirana, grumbullohet nga ndërmarrja e kryesuar nga Arbjan Maznikut dhe ky meterë kub plehëra blihet nga firma e Ramës- Veliajt me një Zoto. Bashkia paguan për 25 euro për çdo metër kub pleh, 29 euro për çdo metër kub inerte, 9 mijë lekë për çdo metër kub dhe.
Bashkia i mbledh vetë plehrat, dhe i paguan Zotos që i ndan paratë me Veliajn, Ramën e Ahmetajn.
Interesi është të depozitohen në Shkodër. Edhe Porto Romano do i sjellë në Sharrë. Këto janë shushunjat e vërteta dhe njerëzit që në Europë nuk kanë shokë të tillë. ”- tha Berisha.

Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 19:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...