Balliu: Veliaj, hajdut dhe injorant klasik, ngatërron Andersenin me Shekspirin

Saturday, 09 May 2020 19:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e konsideron kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si një hajdut dhe injorant klasik, që edhe sot shkëlqeu në padijen dhe injorancën e tij për kulturën.

Duke përmendur Shekspirin në emër të të cilit kërkonte shembjen e Teatrit, i atribuon atij edhe një përrallë të bukur dhe të famshme “Mbreti Lakuriq”. Por kjo përrallë nuk është dhe s’ka qenë kurrë një vepër e Shekspirit por e shkrimtarit të njohur Hans Kristian Anderson”, shkruan Balliu.

Ish-deputeti demokrat iu referua një videomesazhi të Veliajt, ku ai bëri thirrje për të prishur teatrin, dhe se opozitës i kishte rënë alibia.

Merakun e kanë jo te teatri, por te godinat. Dhe unë e kuptoj ku e kishin merakun se do ta bënte privati, por tani që do ta bëjë shteti, tani që do ta bëjë publiku? Ju ra alibia. Dhe siç do të thoshin në shumë shfaqje të Shekspirit: “Mbreti është lakuriq!”, tha Veliaj.

Postimi i Balliut

HAJDUT DHE INJORANT KLASIK

Për shkak se shkollën e ka marrë si tender korruptiv në emër të fabrikës të krimit MJAFT SHPK, Veliaj edhe sot shkëlqen në padijen dhe injorancën e tij për kulturën. Duke përmendur Shekspirin në emër të të cilit kërkonte shembjen e Teatrit, i atribuon atij edhe një përrallë të bukur dhe të famshme “Mbreti Lakuriq”.

Por kjo përrallë nuk është dhe ska qenë kurrë një vepër e Shekspirit por e shkrimtarit të njohur Hans Kristian Anderson.

Pra Veliaj njësoj si Spiropali që bëri Sevantesin nga Vunoi.

Kjo tregon se si është bastarduar shteti shqiptar duke u mbushur me injorantë dhe hajdutë në qeveri dhe në bashki.

Në fakt për të vjedhur nuk duhet kulturë dhe arsim por mjafton të mos kesh zemër e moral.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...