Letra në KLGJ, Meta rrëzon argumentet e Dvoranit

Hënë, 11 May 2020 15:07

Komunikimi shkresor mes Presidencës, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ardian Dvoranit për mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë fakton se KLGJ çështja “Dvorani” është rrëzuar nga vet KLGJ. News 24 ka siguruar komunikimin shkresor midis KLGJ-së, Presidencës dhe z. Ardian Dvorani me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, bëhet e qartë se vendimmarrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në datën 5 maj për t`iu drejtuar misioneve teknike të ekspertizës për një opinion, është krejtësisht e panevojshme, ndërsa pretendimet e z. Dvorani janë rrëzuar më herët shkresërisht nga vetë KLGJ.
Ndërkohë që në mbledhjen e fundit, shumica e anëtarëve të KLGJ-së, e ndarë nga 1 votë, ka mbajtur një qëndrim se duket që i jep kohë z. Dvorani të qëndrojë në detyrë duke e futur gabimisht dhe qëllimisht çështjen në hullinjtë e interpretimit të panevojshëm në këtë rast.
Presidenti, në letrën e dërguar në datën 4 maj, i ka cituar KLGJ-së përmbajtje nga informacioni dhe shkresat e tyre të mëparshme, në lidhje me pozicionin e katërt që plotësohet ngë Gjykatën e Lartë nga rradhët e kandidaturave jogjyqtarë. Sipas përmbajtjes së kësaj letre, KLGJ informonte Presidentin se vakanca e katërt plotësonte vendin e lënë bosh nga ish gjyqtari Zaganjori.
Mbi këtë informacion, të dhënë më parë nga vetë KLGJ-së, Presidenti i ka kërkuar sërish të dhëna shtesë KLGJ-së duke e vënë para përgjegjësisë pse ky proces për plotësimin e vendit vacant të lënë nga Zaganjori, po zvarritet dhe nuk po përfundon, ndërkohë që ka nisur prej muajit shtator 2019.
Më poshtë një krahasim i “alibisë” së ish gjyqtarit Dvorani drejtuar KLGJ-së dhe qëndrimit që vetë KLGJ ka mbajtur që prej datës 10 mars 2020, ndaj Presidentit lidhur me vakancat e shpallura:
Qëndrimi mbrojtës i Dvoranit dorëzuar në KLGJ në datë 4.5.2020 Qëndrim KLGJ me shkresën nr. prot. 1651/1, datë 10.3.2020
Për sa i përket rrethanave të faktit dhe historikut procedurial, Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimet nr. 108, 109, 110 dhe 172, të vitit 2019, ka shpallur procedurat për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga rradhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë), nga të cilat dy konkurrime në propfilin të drejtë civile, dhe nga një konkurrim në të drejtë penale dhe administrative.
Në shpalljen e këtyre procedurave, nuk nominohet dhe as nuk përmendet emri i ndonjë ish gjyqtari të larguar nga Gjykata e Lartë, apo i ndonjë gjyqtari që vijon të ushtrojë detyrën edhe pas mbarimit të mandatit. As nuk përmbahet ndonjë shprehje apo ndonjë qëndrim se thirrja bëhet për të zëvendëuar konkretisht apo nominalisht ndonjë gjyqtar në detyrë apo ndonjërin nga ish gjyqtarët e larguar të Gjykatës së Lartë. “Sa i përket Vendimit nr. 172, datë 11.09.2019, “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur”, Këshilli i Lartë Gjyqësor e morri atë në kushtet kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me Vendimin nr. 19, datë 26.07.2019, ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë, vendim ky përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. Pas largimit nga detyra edhe të gjyqtarit të fundit të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, Këshilli, në përputhje me detyrimin e tij ligjor, hapi procedurën për plotësimin edhe të pozicionit të katërt dhe të fundit, nga radhët e juristëve të spikatur.”
Prandaj vlerësoj se, në rastin konkret emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë nuk sjellin si pasojë përfundimin e detyrës sime si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, deri në emërimin e gjyqtarit të katërt që duhet të përzgjedhë e propozojë KLGJ dhe duhet të dekretojë Presidenti i Republikës nga rradhët e juristëve të spikatur. “Në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment dhe që mund të plotësoheshin nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarëve).”
“Ndërkohë, për z. Ardian Dvorani mandati kishte mbaruar, por ai qëndronte në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, çka e bënte të lirë pozicionin që ai mbante.”
“Sa i përket vendimit nr. 172, datë 11.09.2019 “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur”, Këshilli i Lartë Gjyqësor e morri atë në kushtet kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me Vendimin nr. 19, datë 26.07.2019, ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të z. Xhezair Zaganjori, gjyqtar me detyrë kryetar i Gjykatës së Lartë, vendim ky përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. Pas largimit nga detyra edhe të gjyqtarit të fundit të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, Këshilli, në përputhje me detyrimin e tij ligjor, hapi procedurën për plotësimin edhe të pozicionit të kartërt dhe të fundit, nga radhët e juristëve të spikatur.”
“Për pozicionin e katërt, të shpallur për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur (jogjyqtarë), Këshilli është në shqyrtim e sipër të procesit të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin e fundit, proces pas të cilit, në varësi të rezultateve të tij, vijon kryerja e procedurës së përzgjedhjes për emërim mes kandidatëve të kualifikuar. Përmbyllja e kësaj procedure, në rast të kualifikimit të kandidatit të fundit, është e pritshme të përfundojë brenda pak javëve.”
Nga vetë qëndrimi shkresor i KLGJ-së, është thënë qartë dhe prerë se, në 3 pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë, të shpallura për plotësim me vendimet e KLGJ-së nr. 108, 109, 110, datë 9 korrik 2019, përfshihej edhe zëvendësimi i mandatit që kishte mbajtur ish gjyqtari Dvorani deri në vitin 2014 dhe që vazhdonte të qëndronte në detyrë në pritje të pasardhësit.
Ndërkohë, po kaq qartë dhe prerë, KLGJ, në praktikën e saj që ka informuar Presidentin, ka qënë tepër transparente, se pozicioni i katërt i shpallur me vendimin nr. 172, datë 11 shtator 2019, plotësonte vendin bosh të lënë nga ish gjyqtari Xhezair Zaganjori.
Pra, duket se qëllimisht z. Dvorani në pretendimet e tij, i bashkon të katërta vakancat sikur të jenë shpallur në të njëjtën kohë, për të krijuar idenë e mbështetjes së alibisë së tij, se pozicioni i katërt që do të plotësohet, i takon “pasardhësit të tij”.
Duke se, Presidenca ka qënë në dijeni të shpikjeve që mund të sajonte ish Gjyqtari Dvorani, dhe po në të njëjtën ditë me argumentet që z. Dvorani kishte dorëzuar, i ka përcjellë një tjetër letër rikujtese Këshillit të Lartë Gjyqësor në datën 4.5.2020, 1 ditë përapra mbledhjes së tij, duke i kërkuar se në cilën fazë janë procedurat që po ndiqen nga KLGJ, për plotësimin e vendit bosh të lënë nga ish gjyqtari Xhezarin Zaganjori.
Nga sa kemi ndjekur mbledhjen e KLGJ-së, kjo letër e Presidentit Meta nuk është diskutuar dhe nga sa kemi informacion, ende KLGJ nuk i ka kthyer përgjigje Presidentit.
Në këtë situatë, duket sikur shumica e anëtarëve të KLGJ-së, po i japin kohë z. Dvorani në dy forma:
1) Përmes zvarritjes së procedurave për emërimin e gjyqtarit të katërt nga rradhët e juristëve të spikatur;
2) Përmes zvarritjes së procesit të dorëzimit të detyrës, duke kërkuar një opinion të panevojshëm ndaj Euralius dhe USAID, ndërkohë që vetë KLGJ, në shkresat që ka informuar Presidentin, e ka informuar atë se vakanca e katërt plotëson vendin bosh të z. Xhezair Zaganjori.
Sipas nenit 147, të Kushtetutës, Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, ku përfshihet edhe Gjykata e Lartë. Pritet nëse kjo detyrë e lartë do të ushtrohet nga KLGJ plotësisht dhe me integritet, në këtë sprovë të parë të pavarësisë politike të këtij organi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...