Agron Duka: Legalizimi i kanabisit mund të ketë pasoja negative

Hënë, 11 May 2020 15:14

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, propozimin e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Duka këshilloi Ramën që para se të marrë një vendim të tillë, të konsultohet me grupet e interesit dhe me vendet e tjera, që e kanë marrë më herët, për të parë pasojat negative që mund të ketë në të ardhmen.

Sipas kreut të PAA, ky është një vendim jastëzakonisht i vështirë, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që Rama ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se ndodhemi para zgjedhjeve parlamentare.

“Kjo kërkon një analizë dhe është një vendim shumë i vështirë. Nëse e shohim në prizmin ekonomik, cdo iniciativë që sjell rritje ekonomike është positive, por duke e parë me një sy tjetër, ku ne si shtet nuk kemi treguar se e zbatojmë ligjin, mund të shfrytëzohet në mënyrë negative. Është një vendim jashtëzakonisht i vështirë, edhe për faktin se nuk e di sa mund të jetë positive kjo për fermerët dhe njerëzit që merren me bujqësi. Kjo është diçka e re.

Përfitimi për kultivimin e kësaj bime është rreth 100 mijë euro, pra nuk është një shumë e madhe. Nuk jam kundër, por është shumë vështirë të jem pro, pasi ka një sërë pasojash. Unë i këshilloj kryeministrit që patjetër para se të marrë vendimin final duhet të konsultohet me grupet e interesit, si dhe të konsultohet me vendet e tjera, për pasojat që kanë pas, sepse mund të sjellë pasoja ndër vite”, u shpreh Duka.

A keni dyshime që kryeministri po e legalizon kanabisin një vit para zgjedhjeve?

Aty të shkon mendja, pasi janë dy veprime që pasojnë njëri-tjetrin, amnistia fiskale, për të cilin kam pas kundërshtitë e mia, sepse mendoj se para të tilla mund të sjellin pasoja negative në ekonomi, dhe legalizimi i kanabisit. Të shkon mendja që qëllimi i Ramës është i tillë për të përfituar.

A jeni dakord me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha që në këtë kohë është shfrytëzuar që në disa zona të mbillet masivisht kanabis?
Natyrisht që ka pas kanabis. Vëmendja nuk ka qenë e përqendruar në luftën kundër kanabisit.

Sa i takon Reformës Zgjedhore…
Më duket se propdukti do të jetë sërish gjysmak dhe nuk do të mund të realizojë zgjedhje të ndershme. Do të ishte mirë që të dy palët të merrnin parasysh edhe vullnetin, jo vetëm të dy partive, por të të gjithëve, në mënyrë që vota e shqiptarëve të shkojë aty ku duhet. Besoj që nuk është mirë që momente leverdish të forcave politike të lëvizin nga një krah në krahun tjetër, sepse duket sikur politika thjesht lakmon pushtetin dhe nuk mbron një kauzë të caktuar.

A ka ndryshuar diçka mes partive, a ka një situatë më të zbutur me qeverinë?
Ne gjykojmë në bazë të asaj që shohim. Mund të ndodhë çdo gjë.

Po me PAA mund të ndodhë gjë?
Jo absolutisht, nuk do të më pëlqente. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do kemi mundësinë për të marrë një numër deputetësh në parlament.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...