Haradinaj: Lobi i Ramës punoi për ndarjen e Kosovës

Hënë, 11 May 2020 17:21

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kritikoi mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri gjatë pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për “Ora News”, Haradinaj foli edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe tha se disa qarqe europiane duan të pengojnë njohjen reciproke nën drejtimin e Washingtonit. Ai ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi.

Mungesa e komunikimit Kosovë – Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona. Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë. Ne kemi pasur një konflikt me kryeministrin Rama sa i takon një teme të vetme, mënyra e arritjes së një marrëveshje për njohjen reciproke. Unë kam qenë i vendosur që për arritjen e një marrëveshje me Serbinë të mos cenohen territoret. Me kryeministrin Rama kemi pasur këtë thyerje, por jam përpjekur të kompensoj. Unë shpreh respektin vëllazëror për të gjithë komunitetin shqiptar”,- tha Harandinaj.

Në lidhje me marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj tha se ajo nuk duhet të përfshijë ndryshimin e kufijve, ndërsa akuzoi disa qarqe europiane që sipas tij duan që të pengojnë njohjen reciproke me Serbinë nën drejtimin e Washingtonit. “Tani shihet se europianët nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje.  Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë”,- tha Hradinaj.

Ndaj ish-kryeministrit Haradinaj ka një padi për shpifje në Gjykatën Themelore nga kryeministri Edi Rama. Por ish-kreu i qeverisë së Kosovës tha se as Millosheviçi nuk e ka nënshtruar dhe e akuzoi sërish kryeministrin Rama se ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi e Vuçiç.

“Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaçi edhe zoti Vuçiç. Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre”,- tha Ramush Haradinaj.

Login to post comments