Më 1 qeshor hapen çerdhet dhe kopshtet/ Ja masat që duhen respektuar

Tuesday, 12 May 2020 16:32

Nga 1 qershori në vend do të hapen kopshtet dhe çerdhet, të cilat kanë qenë të mbyllura për shkak të situatës nga koronavirusi. "TV Klan" ka siguruar draft-protokollin që përcakton rregulla strikte përsa i përket dorëzimit të fëmijëve si dhe masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve.

"TV Klan" raporton se fëmijët nuk do të lejohet të dorëzohen dhe merren nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit. Këta të fundit nuk do të lejohet të futen brenda ambienteve të institucionit, por do e dorëzojnë fëmijën tek edukatorja në derën e kopshtit apo të çerdhes.

Në draft është përcaktuar se nuk do lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që mund të kenë probleme shëndetësore. Të vegjlit që do të futen brenda kopshtit apo çerdhes do t’u matet temperatura dy herë në ditë.

Personeli duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Po ashtu edhe kuzhinierët duhet të jenë me masa mbrojtëse.

Në draft thuhet se nuk do të ketë kufizime për numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e kopshtit dhe çerdheve për të krijuar distancë mes fëmijëve.

Modifikuar më Tuesday, 12 May 2020 17:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...