Deklarata e prokurorit të Antimafias, Vasili: Situata në Shqipëri e rëndë, droga bën ligjin e urdhëron Ramën që të legalizojë kanabisin.

E mërkurë, 13 May 2020 09:00

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se në Shqipëri situata është shumë e rëndë, ndërsa thekson se droga në këtë vend po bën ligjin.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, ai thekson se ‘droga urdhëron kryeministrin të legalizojë kanabisin’. Vasili ka publikuar një deklaratë të prokurorit të Antimafias, Nicola Grateri deklaron se çereku i sipërfaqes së Shqipërisë është i mbjellë me drogë.
MESAZHI I VASILIT
Situate shume e rende ne Shqiperi!!!
Droga ben ligjin, droga urdheron kryeministron te legalizoje kanabisin.
Prokurori Nicola Grateri deklaron:
Çereku i siperfaqes se Shqiperise eshte i mbjelle me Droge!!
Prokurori Nicola Gratteri:
“Mafia shqiptare është në ngjitje, madje në ngjitje të shpejtë. Është një mafia gjithnjë e më e fortë.
E pranishme në Itali, në Amerikën Jugore, në Holandë, është mafie gjithnjë e në rritje. Shpesh e ndeshim në bashkëpunim me Ndranghetan në Itali dhe në Amerikën e Jugut”.
“Pra nuk mund të flasim më për shqiptarë që grabisin apo shqiptarë që vjedhin vila, por për shqiptarë trafikantë të mëdhenj kokaine, si dhe të marijuanës. Duhet ta dini se çereku i Shqipërisë është i mbjellur me marijuanë e që shumica e saj transportohet përmes kanalit të Otrantos. Në vitin që shkoi vetëm në një operacion kemi sekuestruar 6 tonë marijuanë e kjo drogë përmes kanalit të Otrantos mbërrin në Itali”.

“Kur flas për mafie flas për ato elitare italiane e shqiptare e jo për rrugaçët që grabisin vilat. Mafioz është ai që ka në kontroll një copë territori, mafioz është ai që arrin të menaxhojë një sasi të madhe kokaine, që arrin të ngjallë frikë tek banorët e një territori, pra që ushtron fuqi. E pra kjo elitë në këtë moment po nuhat ku është e mundur të bëhet një biznes, ku mund të blihet në tregun e ligjshëm me çmime të lira, të blejnë lokale, hotele, piceri. E ky rrezik është kudo jo vetëm në Itali por dhe në vendet e tjera”.

“Ka një marrëveshje të mirë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare, ka një raport të mirë mes tyre. Më vjen keq ta them por ka një raport të mirë mes dy vendeve dhe nga këndvështrimi kriminal. Mafia puglize, Ndrangheta kalabreze blejnë marijuanë nga Shqipëria.”
Prokurori Nicola Gratteri: Problemi që ka Shqipëria është korrupsioni, problemi që ka Shqipëria është depërtueshmëria e tij në administratën publike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...