Rama dhe kanabisi 'mjekësor':Edhe atëherë ishte një vit para zgjedhjeve

E mërkurë, 13 May 2020 11:03

Nga Flamur Noka.
Kryeministri po i mëshon fort idesë së kanabisit “mjekësor” dhe duket se po ecën në rrugën e konkretizimit. Që Rama e ka projekt-ide të vjetër këtë gjë dhe sot mendon se u poqën kushtet ta konkretizojë, kjo nuk ka asnjëe dyshim.
Është akoma e freskët koha kur në 2016-ën, këtë sinjal e lëshoi nëpërmjet Koço Kokëdhimës - mik për kokë i Ramës atëherë - dhe skenarin e realizoi në mënyrë spektakolare narko-ministri Sajmir Tahiri me kupolën kriminale të Policisë së Shtetit.

Askush përveç PD-së nuk ngriti zërin për ketë fenomen kriminal të kanabizimit dhe kriminalizimit të vendit. As edhe ndërkombëtarët, pasi edhe ata bënë sikur nuk panë e nuk dëgjuan gjë.

Edhe atëhere ishim një vit para zgjedhjeve.

Ramës i duhej që krimit të organizuar dhe trafikantëve t’u jepte një shpërblim për kontributin në zgjedhjet e 2013 e 2015 dhe krijimi i një aleance solide me krimin për zgjedhjet e radhës.

Efektet dhe pasojat e atij fenomeni tashmë janë të njohura dhe po i vuajnë shqiptarët akoma.Të fituar nga kjo gjë dolën vetëm Rilindja dhe krimi.

Rilindja, falë kësaj aleance, falë parave të krimit dhe të drogës dhe jo votave të shqiptarëve, arriti të mbajë karrigen e pushtetit.

Krimi u fuqizua dhe ekonomikisht dhe u konsolidua si bashkortak në qeverisje.
Tani zgjedhjet po trokasin në derë. Rama dhe Rilindja janë në kuotat më të ulëta në opinionin e brendshëm dhe më gjerë.

Institucione ndërkombetare nga më prestigjiozet e konfirmojnë rrokullimën e pandalshme të Rilindjes. Ai pra, e di shumë mirë që është në zgrip dhe i pashpresë në mbështetje popullore. Dhe ekzakt si krimineli që kthehet në vendin e krimit, edhe Rama iu rikthye projekt idesë së vjetër dhe i lëshoi sinjalin krimit të organizuar dhe trafikantëve se duhet rilidhur një aleancë e re.

Garant i kësaj aleance është përsëri droga. Por këtë radhë po përpiqet ta kamuflojë në termin “mjekësor” Metodë e re, por marifet i vjetër.

Gropën ekonomike ku ka zhytur vendin kërkon ta mbushë me paratë e drogës dhe krimit( fut këtu dhe amnistinë) dhe krimin me këtë rast e ushqen mirë dhe e shndërron në skuadrone të vijës së parë në betejën elektorale si e vetmja shpresë që i ka ngelur.

As më shumë dhe as më pak kjo është ajo që fshihet pas kësaj ideje.Në kushtet tona edhe sikur një ide e tillë të mos kishte asnjë prapavijë tjetër politiko kriminale, përsëri është pothuajse e pazbatueshme dhe e rrezikshme.

Është e rrezikshme dhe rreziku ka efekte afatgjata. E them këtë pasi Shqiperia nuk eshte e gatshme per zbatimin e nje projekt ideje te tille. Qe te kesh garanci ne zbatimin e nje projekti te tille duhet

1-Vendi te kete nje demokraci plotesisht funksionale

2-Shteti ligjor te jete i konsoliduar teresisht

3-Shteti i se drejtes te funksionoje pa ekuivoke..

Keto jane garancite qe ka nje shtet per te mos rreshqitur ky projekt ne duar te botes se krimit dhe jo lloqet kryeministrore qe ben kryeministri yne
Krahasimet me disa demokraci te konsoliduara ku aplikohet jane te pa vend dhe perdoren thjesht per te trullosur shoqerine..Kanabis mjekesor per studime shkencore p.sh kultivon Italia nepermjet ushtrise ne parcela te paperfillshme ne funksion te instituteve shkencore qe merren me studimin e kanabisin dhe efekteve te tij ne semundje te ndryshme por atje shteti eshte nga me te konsoliduarit qe njohim..Ka edhe vende te tjera qe po eksperimentojne por ne per fatin tone te keq jemi ne kushte krejt tjera dhe realiteti i brendshem tek ne eshte i pakrahasuesem me asnje nga keto vende ...Dhe eksperienca tek ne fatkeqesisht jane te dhimbshme ..Ndaj ne kete aspekt duhen garanci te plota dhe efikase per kontroll te kultivimit dhe tregtimit ..Por a i kemi ne keto garanci???

1- Ne Shqiperi nuk ka nje demokraci funksionale por nje regjim hibrid qe keqperdorimin e shtetit dhe pushtetit ,shkallmimin e ligjeve dhe kushtetutes sipas orekseve politike e ka normen me te zakonshme..Vullneti i pushtetit ketu ka derrmuar demokracine dhe shtetin..Llogarisim ketu edhe inkriminimin e pushtetit dhe rezultati del i frikshem.-narcoregjim...

2-Ne shqiperi shteti ligjor eshte duke lenguar dhe pothuajse i rrenuar.Bandat e trafikut dhe krimi jane te kudondodhura dhe te gjithepushtetshme.Ndeshkueshmeria si per ata ashtu edhe per korrupsionin galopant eshte zero...Bandat te lidhura te gjitha me pushtetin jane shnderruar ne padrone de fakto te rajoneve te ndara te vendit sipas qejfit te tyre..Kemi nje polici te tradhetuar teresisht nga pushteti dhe kupola.Shefat qendror dhe rajonal te policise eshte e vertetuar ne 2016 qe ne rastin me te mire jane ushtar kokeulur te krimit dhe trafikut dhe ne rastin me te keq ortake me te..

3- Shteti i se drejtes eshte i sakatuar si mos me keq nga Rilindja ne perpjekje per ta nenshtruar dhe futur nensqetull. Tashme ai ka ngelur vetem si nocion qe thjesht perifrazohet por eshte inegzistent.

Ne keto kushte nuk ka asnje garanci qe licensa e kanabisit mjekesor nuk do perdoret per te ngritur Republiken e Kanabisit.Kush do ishte ai apo ata biznesmen qe do u jepej licenca dhe bandat nuk do i gjunjezonin dhe ti shnderronin thjeshte ne nje hesap mbajtes te tyre ???? Koha ka vertetuar se ne keto 7 vite krimi e ka bere kete me Kryeministrin e vendit pa llogaritur ministrat e tij qe i kane perdorur si çerra rrugesh..Atehere cilat jane garancite se ky projekt nuk do rreshqas??Ne cdo vend te botes demokratike shtyllat e shtetit jane garanci dhe jo lloqet e nje kryeministri kushdo qofte ai. . Ketu ato shtylla jane te thyera ne mes e te rrezuara pertoke nga Rilindja.Pra jemi ne kushtet ku ka Zero garanci..Ne keto kushte ,gjithe ky projekt do jete nje licence per kanabizim afatgjate dhe me pasoja te renda te vendit.Shqiperia rrezikon te kthehet ne Republike Kanabisi ne duar te krimit organizuar..

Une e di qe Rama sdon tja dij per pasoja. Ai thjesht ka hallin e pushtetit qe po i rreshqet .. Por pasojat do i vuaj Shqiperia dhe shqiptaret..Disa nga pasojat me te shpejta do jene: 1--Konsolidim i imazhit te shqiptareve si kriminele e trafikante ne sy te Europes dhe imazhi i Shqiperise si Kolumbia e Europes do ti jap nja goditje fatale turizmit si sektori prioritar i yni dhe prespektives sone..

2-Fuqizim ekonomik te krimit te organizuar dhe shume shpejt dominim te tij cka do te bej qe ai te shtrije kthetrat ne cdo sektor te ekonomise .,rrjedhimisht duke e lejuar qe ekonomia te kriminalizohet i bie qe krimi do kontrolloje cdo gje ne nji te neserme te afert ...(Se mos ndonjeri beson qe shoë i tipit OFL do luftoje krimin)

3-Futjen ne trend ne rinine e vendit te pasurimit te shpejte nepermjet akrivitetit kriminal te droges mendesi qe per fat te keq ka filluar te shtrije rrenje .Kjo do kete pasoja afatgjata shume te renda per shoqerine shqiptare neser dhe kete nuk na e kane borxh brezat qe vijne .

4- Vrasjet e panumerta qe po vazhdojne edhe sot per prishje pazaresh apo dominim e influenca ne zona te ndryshme kultivimi do fillojne te dominojne perditshmerine tone me rrisk qe te shnderrohemi Mexica e Europes...Ka dhe shume arsye te tjera qe tregojne se rriskohet shume me kete iniciative ...

Nuk po permend edhe faktin se sot jane mijra familje qe vajtojne per demet e droges te femijet e tyre..As faktin qe ekonomia bujqesore do rrenohet etj etj. Ndaj para se ta lejojme qe vendi te katandiset I tille duhet te shohim vendet ku drogat kultivohen dhe efektet e saj ne ato vende ..Shikoni se ne cfare gjendje eshte Kolumbia qe eshte prodhuesi kryesor i kokaines .A ka bere prokopi ai vend??Jo. Vetem trafikantet e krimi kane bere prokopi ..Varferi e shkaterrim i ka sjelle droga.Krim e vrasje pa fund sot e 40 vjet dhe Kolumbia nuk po del dot nga ky qerthull. Po Afganistani qe eshte prodhuesi kryesor i Heroines?? Edhe ne Afganistan droga ka pjelle vec varferi e krim dhe popullsia jeton ne kushte mizerabel si ne mesjete. Shifni po te doni dhe Meksiken e imagjinoni se si do katandiset vendi yne shume shpejt ne shesh beteje mes bandave te droges. Jo se nuk po e shohin shqiptaret qe ne keto vite shumica e krimeve qe po ndodhin kane lidhje me drogen dhe prishjen e pazareve mes grupeve...

Pra ne perfundim edhe keto shembuj i mora qe te tregoj se droges askush , asnje vend., asnje popull pervec trafikanteve nuk ja ka pare hajrin por vetem sherrin. .Ndaj kjo iniciative megjithese kamuflohet bukur pas termit “mjekesor”duhet shpallur kriminale dhe duhet bere cdo gje per ta ndalur. Duhet ta ndalim sot pasi ne te kundert neser droga do te na vere perpara te gjitheve ..

Atdheu nuk do jete me i yni neser por i bandave dhe trafikanteve. Sot ata kane pushtetin por jo atdheun .Ata neser do vendosin e kontrollojne ketu gjithshka dhe gjithshka do jete e tyre .,edhe pushteti edhe atdheu..Tju pamundesojme projektin sot qe mos te na pamundesojne jetesen ne kete vend neser..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...