Ish-deputeti bën thirrje për protesta: PD dhe opozita e bashkuar do t’i dalin për zot kombit që është në rrezik nga klika në pushtet

E mërkurë, 13 May 2020 12:53

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj bën thirrje për protesta. Në një postim në “Facebook” Biberaj shkruan se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duhet t’i dalin zot kombit i cili është në rrezik nga klika në pushtet! Sipas tij, opozita duhet të udhëheqë protesta në çdo qytet deri në përmbysjen e regjimit pasi nesër do të jetë tepër vonë.

Biberaj bën një panoramë të zymtë të situatës në vend dhe thotë se kriza po rëndohet çdo ditë e më shumë. Ai thotë se Rilindja e do Shqipërinë vetëm për vete dhe për një grusht oligarkësh që sot vendosin gjithçka për këtë vend, duke kujtuar më tej dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore.

POSTIMI I PLOTË
PARTIA DEMOKRATIKE DHE OPOZITA E BASHKUAR DUHET T’I DALIN ZOT KOMBIT I CILI ESHTE NE RREZIK NGA KLIKA NE PUSHTET! OPOZITA DUHET TË UDHEHEQË PROTESTA MBARË POPULLORE NË CDO QYTET NË CDO SHESH NË CDO RRUGË DERI NE PËRMBYSJEN E REGJIMIT ME CDO KUSHT, CMIM, SAKRIFICE DHE MJET DEMOKRATIK! SOT ESHTE KOHA PASI NESER DO TE JETE TEPER VONE DHE DO TE JEMI PERGJEGJES PERPARA BREZAVE DHE HISTORISE QE NUK NDALEM RRENIMIN E KOMBIT NGA ORGANIZATA MAFIOZE KRIMANLE DHE ANTI-SHQIPTARE NE PUSHTET!
Te dashur miq,
Kriza e përgjithshme kombëtare ekonomike, politike, institucionale, sociale dhe psikologjike vazhdon të rëndohet nga dita në ditë. Qytetarët shqiptarë të dërmuar nga qeverisja skandaloze 7-vjecare e rilindjes, të tej lodhur nga keq menaxhimi që i bëri qeveria situatës së tërmetit dhe aq më keq të pandemisë, ndjehen tepër të pasigurt për të ardhmen, pasi duket se kanë humbur përfundimisht shpresën për një jetë më të mirë. Të gjitha sondazhet e tregojnë pesimizmin dhe humbjen e shpresës, pasi gjysma e shqiptarëve duan që të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Kudo ka vetëm varfëri, papunësi, skamje, mjerim, shqiptarë të keq paguar apo pensionistë me pensione simbolike. Kjo gjendje ngjason si dy pika uji me gjendjen e para 100 vitesh, kur prestigjiozja amerikane “National Geographic” botonte foto shqiptarësh të zhveshur dhe të zbathur, në mjerim dhe skamje të plotë, të keq ushqyer dhe të uritur me mbishkrimin “njerëz të varfër që ecin mbi arin e zi”, duke shpjeguar se Shqipëria është vend shumë i pasur, me pasuri natyrore të pafundme dhe të shumëllojshme, përfshirë edhe arin e zi, naftën, por qytetarët e saj jetojnë në varfëri ekstreme. Zymtësia, vrasja e shpresës ndjehet kudo, këtë e sheh çdo qytetar apo politikan që jeton me këmbë në tokë në mes njerëzve. Ky është edhe skenari më ogurzi i virusit-sekt-rilindje, i cili rezulton të jetë edhe më shkatërruesi që ka njohur historia e këtij vendi. Rilindja e do Shqipërinë vetëm për vete dhe për një grusht oligarkësh që sot vendosin gjithçka për këtë vend, dhe kjo është fiks Shqipëria që Edi Rama ka 30 vjet që e ka projektuar, dhe që nga 1998 po e realizon, varësisht nga pozicionet publike që ka pasur.
Ne si opozitë kemi 7 vjet që denoncojmë krimin dhe korrupsionin, propozojmë ligje dhe reformat të ndryshme, por gjithçka bie në veshin e shurdhër të arrogancës së pushtetit. Ne si opozitë dogjëm mandatet e deputetëve për të mos u bërë fasadë, dhe realisht s’kishim asnjë alternativë tjetër. Bojkotuam zgjedhjet vendore të 30 qershorit përsëri për të mos u bërë pjesë e farsës elektorale që rezultoi në votime moniste të tipi të partisë shtet. Përsëri rilindja nuk pati asnjë reagim, ndonëse u vet-votua nga më pak se 10 % e qytetarëve shqiptarë. Zhvilluam vjet 10 protesta paqësore mbarë-kombëtare, dhe përsëri arroganca qeverisëse nuk reagoi.
Opozita mbajti një qëndrim tepër dinjitoz duke i propozuar masa dhe programe konkrete qeverisë, si në situatën e tërmetit po ashtu edhe gjatë këtyre 2 muajve të pandemisë, përsëri rilindja vetëm bën shoë dhe akuzon ironikisht opozitën, ndërkohë që opozita përveç fjalës nuk ka asnjë lloj pushteti. E fundit fare, kryeministri deklaroi se reformën zgjedhore do ta bëjë edhe vetë, se nuk do të ketë qeveri kujdestare që të përgatisë dhe menaxhojë gjithë procesin zgjedhor, dhe se do të legalizojë kanabisin, ndërkohë dihet që rilindja manipuloi zgjedhjet e viti 2017 dhe qëndron në pushtet me votat e krimit, korrupsionit dhe drogës se “pa-legalizuar”.
Lind pyetja, çfarë tjetër duhet të bëjë një opozitë me qëllim që të dëgjohet me qëllim që të shpëtojë vendin nga klika në pushtet, dhe se çfarë zullumesh dhe dëmesh të tjera duhet të bëjë një qeverisje jo-legjitime që të përmbyset nga pushteti?! A do ta lëmë ne qytetarët shqiptarë rilindjen që të çojë deri në fund skenarin e saj për rrënim kombëtar?! Në këto kushte unë mendoj, gjykoj dhe i propozoj lidershipit të PD-së dhe forumeve drejtuese që të marrim të gjitha përgjegjësitë tona përpara kombit, pasi nëse nuk e bëjmë sot këtë, nesër do të jetë tepër vonë dhe ne do të bëhemi përgjegjës përpara historisë që nuk ndalëm një organizatë mafioze, kriminale, anti-shqiptarë t’ia bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që nuk ia bënë as pushtimet, as luftërat, as armiqtë më të egër të kombit shqiptar. Opozita duhet të kalojë në veprime konkrete për të përmbushur me çdo çmim, kusht, sakrificë dhe mjet demokratik misionin e saj historik për të shpëtuar kombin nga klika anti-shqiptare në pushtet, dhe se asnjëherë në historinë e njerëzimit regjimet-klika nuk vet-largohen dhe nuk zhvillojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Opozita duhet të udhëheqë protesta dhe manifestime mbarë popullore në çdo qytet, në çdo shesh në çdo rrugë, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi KOMBI ESHTE NE RREZIK DHE DUHET SHPËTUAR!

Modifikuar më E mërkurë, 13 May 2020 13:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...