Zedhënësja e Partisë Demokratike ka qenë e ftuar në studion e lajmeve në Syri TV.
Ajo ka deklaruar se në tenderin e fundit të bashkisë së Tiranës për paisje mjekësore kompania qe e ka fituar ka ndryshuar në punët e saj dhe ka shtuar edhe blerjen e paisjeve mjekësore, dhe 10 ditë më vonë fiton tenderin në Bashkinë e tiranës.
Pra kësaj kompanie eventesh ju tha në shkelje te ligjit pasi nuk ka tre vjet eksperienë në këtë fushë.
Mendoj, tha Zhupa, që këtu është bërë një abuzim i madh dhe i kam bërë thirrje prokurporisë që të nisë hetimin.
“Bashkia Tiranë ka bërë tendera duke porositur një numër të madh arkivolësh për fëmijët qe sipas tyre do te humbnin jeten nga coronavirusi”, u shpreh zëdhënesja e PD.
“Ne I kemi denoncuar këto tendera edhe I kemi dërguar një letër “KLSH” që ta ndjeki këtë korrupsion.
Pyetjes së bërë nga moderatorja ne lidhje me teatrin dhe investimet që Rama-Veliaj krenohen përfaqësuesja e opozitës hodhi akuza të rënda.
“Teatri nuk do të preket sepse është shpallur monument kulture nga Europa Nostra dhe ne duhet të jemi krenar për aleancën e mbrojtjes së teatrit që mblodhi dokumentat e nevojshëm dhe i dërgoj atje”.
“Stadiumi që ata e shikojn si insvtim krenar ka 80 për qind të ambienteve hotele dhe dyqanë dhe mungon një pistë atletike,sheshi Skenderbej ka bllokuar trafikun e Tiranës dhe ishte shkak për përmbytjen e biblotekës kombëtare , pra këto janë investime të dështuara”.
Më tej shtoj se ne duhet të kemi jë Tiranë për të cilen duhet tu flasim fëmij
ëvë tanë dhe jo një qytet të betonizuar.
Ja intervitë e plotë në Studion e Syri Tv.