Meta mesazh të fortë me fjalët e Churchill: Popujt kanë të drejtë të kenë pushtetin përmes zgjedhjeve të lira!

E mërkurë, 13 May 2020 17:44

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë për funksionimin e sistemit gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe parimeve themelore të lirisë për të zgjedhur.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit tregon se po lexon librin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, që risjell të freskëta mesazhet e Winston Churchill, shkëputur nga fjalimi i tij më 1946, kur paralajmëroi “Perdet e Hekurta”.

Meta thekson se këto mesazhe të Churchill duan “të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen”.

Mesazhi i plotë i Metës:

“The Churchill Factor. How one man made history”, me autor Boris Johnson, një libër që nuk duhet humbur dhe një mesazh më aktual se kurrë, shkëputur nga fjalimi i Çërçill në Fulton të Misurit në 1946, kur paralajmëroi “Perden e Hekurt”.

“Ne asnjëherë nuk duhet të pushojmë së shpalluri me tone të patrembura parimet e mëdha të lirisë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë trashëgimi e përbashkët e botës anglishtfolëse dhe të cilat nëpërmjet Manja Kartës, Ligjit për të Drejtat, Habeas Korpusit, gjyqit ndërmjet një jurie dhe ligjit tradicional anglez kanë gjetur shprehjen më të famshme në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë….

Të gjitha këto duan të thonë se popujt e cilitdo vendi kanë të drejtën dhe duhen të kenë pushtetin, nëpërmjet veprimit kushtetues, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të papenguara, me votim të fshehtë, të zgjedhin ose të ndryshojnë karakterin apo formën e qeverisjes, nën të cilin ndodhen; që të mbretërojnë liria e shprehjes dhe e mendimit; që gjyqet, të pavarura prej ekzekutivit, pa asnjë anësi partiake, të zbatojnë ligjet që kanë marrë miratimin e gjerë prej shumicave më të mdha ose që janë sanksionuar prej kohës dhe traditës.

Këto janë aktet themelore të lirisë, që duhet të ndodhen në çdo shtëpi ose kasolle.

Ky është mesazhi i popujve britanikë dhe amerikanë për njerëzimin.

Le të predikojmë atë që bëjmë në praktikë: le të bëjmë në praktikë atë që predikojmë”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...