LIVE/ Presidenti Meta: Sot depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar!

E Enjte, 14 May 2020 13:38

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat bëri me dije se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Sic ju kemi njoftuar edhe më parë, sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombëtar. Për fat të keq këshilli i ministrave që në pikën 1 shpreh vullnetin që bashkia të vijojë procedurën për shembjen e teatrit dhe ndërtimit të godinave të reja.

Shqiptarët rrezikojnë sot të humbasin një pasuri kombëtare, memoria jonë e përbashkët kolektive do të humbasë. Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Ne thelb edhe pse ky akt mbulohet nën argimentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor, përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, kjo eshte shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete, qeveria dhe bashkia reaguan publikisht se qëndrimi i tyre është i qartë, se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re”, tha Presidenti.

Login to post comments