“Kauza e Teatrit Kombëtare është beteja më jetike e trupit të sakatosur të Shqipërisë”
Kështu shprehet deputeti Lefter Maliqi, i cili bën thirrje që të gjithë të shkojnë te Teatri Koombëtar, pasi sipas tij ora e provës po afron.
Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Teatri Kombëtar nuk është thjeshtë një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarve për të cilin do të luftojmë deri në fund.
Teatri Kombëtar pas VKM-së ku i kaloi në pronësi bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet nesër dhe në rend të ditës do të ketë edhe projektvendimit për prishjen e TK.
Postimi i plotë:
Të gjithë tek Teatri. Ora e proves po afron.Kauza me fisnike qe ja vlen te japesh edhe jeten.Teatri Kombëtar nuk është thjeshtë një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarve për të cilin do të luftojmë deri në fund. Në këto vite të Rilindjes, Sulltani na ka dhënë disa kauza me veprimet e papërgjegjshme të tija. Por Kauza e Teatrit Kombëtare është beteja më jetike e trupit të sakatosur të Shqipërisë. Të gjithë Shqiptarët të mblidhemi te teatri!!!