Besnik Mustafaj: 93% e shqiptarëve s’kanë marrë pagën e luftës, Rama përgjegjësi kryesor për situatën

E Enjte, 14 May 2020 17:37

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ajo që duhet të bëjë qeveria është të shmangë katastrofën nga pandemia e koronavirusit.

Mustafaj u shpreh 93 përqind e shqiptarëve nuk kanë marrë pagën e luftës, ndërsa tha se gjendja ekonomike në vend është e rëndë.

“Ajo që më trondit është prognoza e fundit e BERZH, që thotë se do kemi rënien më të madhe jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Nuk ka arsye që Shqipëria të ketë një rënie shumë të madhe. BERZH tha se rënia do jetë 9 përqind. Shumë nuk e kanë marrë pagën e luftës. Paga e luftës është një gënjeshtër e madhe.

93 përqind e njerëzvve thonë se nuk e kanë marr pagën e luftës dhe kjo është e rëndë. Rama tha se do ketë mbështetje për ekonominë, përkundër kemi shkuar në rrënim. Jam i prirur të besoj institucionet ndërkombëtare. Shumë shqiptarë janë nën minimumin jetik. Duhet të shmangim katastrofën humane. Duhet ndihmuar biznesi i vogël. Basha ka gjetur termin e duhur. Jemi në pandemi ekonomike”, tha Mustafaj.

Duke folur për godinën e Teatrit Kombëtar, Mustafaj vlerësoi se TK është një pasuri kombëtare dhe duhet mbrojtur. Ai tha se pro shembjes së tij janë vetëm qeveria e bashkia dhe se opozita e të gjithë intelektualët janë kundër.

“Edi Rama bëri një hile që është në natyrën e tij. Ishte një problem i qeverisë dhe ai e kaloi tek Bashkia. Duke qenë Teatër Kombëtar, është problem i qeverisë. Rama nuk mund të shpëtojë dot nga përgjegjësia. Unë besoj se të gjitha përgjegjësitë janë mbi Ramën. Vetëm në letra e ka Bashkia Tiranë, por Edi Rama është ai që vendos për këtë cështje. Shumë organizata ndërkombëtare kanë dalë në mbrojtje të Teatrit. Erion Veliaj nuk duhet ta lëre veten që të përdoret nga Edi Rama. Cështja është e agravuar maksimalisht, është në dorë të Edi Ramës. Unë e di se të gjithë janë kundër për TK, përpos qeverisë e bashkisë, janë pro të gjithë artistët, të gjithë intelektualët.

Këshilli Bashkiak është në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk ka vendim nga GJK. Qeveria mund të marrë një gjobë sic ka marrë për shkak të vendimeve të këqija. Veliaj e ka marrë vendimin, sepse Rama e ka marrë më së pari. Erion Veliaj nuk lëviz dot vendimet e kryeministrit. Autoritetet shtetërore nuk po tregojnë kompromis. Turpi i përplasjes i mbetet qeverisë. TK duhet ruajtur, sepse është godinë historike”, u shpreh Mustafaj.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...