Ligji për kanabisin, Braimllari: Debati i vetëm duhet të jetë për ringritjen e ekonomisë, pandemia thelloi krizën

E Enjte, 14 May 2020 19:45

Në një intervistë për Ora News, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari ka komentuar nismën e fundit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit.

Sipas tij, në këto momente, debati i vetëm që duhet bërë ka të bëjë me ringritjen ekonomike të vendit.

 
 

A gjykoni se kjo nisëm duhet shtruar së paku për debat dhe si jeni për ta kaluar në ligj një nisëm të tillë?

 
 
 

Braimllari: E para, unë gjykoj që në këto momente debati i vetëm që duhet bërë ka të bëjë me ringritjen ekonomike të vendit. Ky është debati më madhor që duhet të bëjë qeveria, opozita dhe qytetarët. Pra sot të gjitha energjitë duhet të fokusohen tek ringritja e ekonomisë, te një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për të dalë nga kjo krizë e rëndë ku e futi vendin Edi Rama me qeverinë e tij korrruptive klienteliste, e thelloi dhe më tej duke mos marrë masat e duhura në kohën e pandemisë. Ky është problemi i madh që kanë sot shqiptarët. Pra sesi të dalim nga ky problem i madh ekonomik, apo nga kjo krizë e thellë e ekonomisë.

 
 

Sesi shqiptarët të kenë mundësi të kenë paga më të larta, të kenë mundësi punësimi, me qëllim që të përballojnë koston e jetesës. Sepse kostoja e jetesës është jashtëzakonisht shumë e lartë në raport me pagat që qytetarët marrin. Kostoja e jetesës është shumë e lartë në raport me këtë situatë në të cilën ndodhemi, sepse pandemia e thelloi edhe më shumë këtë situatë, për shkak të mos marrjes së masave nga ana e qeverisë. Më thoni çfarë mase ka marrë qeveria për zvogëlimin e krizës ekonomike. Del dhe thotë do ngremë një grup pune, do hartojmë një strategji, do të japim 40 mijë lekë për X biznes, kërkon të fusë shqiptarët në luftë me njëri tjetrin kur thotë ta zgjidhë vetë qytetari me qytetarin për sa i përket qerasë së shtëpisë në këtë kohë pandemie. Pra prodhon skema të tilla për t'i i kur vëmendjes. Dhe çështja e hedhur së fundmi për sa i përket legalizimit të hashashit, është një çështje e cila bëhet për të devijuar momentin në të cilin ndodhet vendi, për të devijuar çështjen nga ekonomia.

Sot të gjitha energjitë duhet të fokusohen në rimëkëmbjen e ekonomisë. Sot të gkitha energjitë duhet të fokusohen në hapjen e vendeve të punës. Sot të gjitha energjitë duhet të fokusohen në ringritjen e biznesit, duke i ndihmuar shteti, duke krijuar lehtësira fiskale e të tjera me radhë, me qëllim që ekonomia të ringrihet dhe shqiptarët të kenë mundësi punësimi. Është thelluar më tej kriza ekonomike me këtë pandemi për shkak të masave që nuk mori në kohën e duhur Edi Rama dhe do vazhdojë të thellohet më tej nëse kjo qeveri nuk vepron. Sot ky është problemi më i madh që kanë shqiptarët, sepse nuk kanë mundësi të paguajnë muajin, sigurimet dhe nuk kanë mundësi të përballojnë këtë kohë pandemie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...