Kryemadhi: Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme dhe VKM-të e Ramës.Fashat orare të paligjshme.

Premte, 15 May 2020 13:03

“Unë kam thënë që çdo vendim të atij parlamenti të paligjshëm nuk e njoh. Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme, nuk njoh VKM-të e Ramës”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa u pyet nëse do të ishte me protestuesit në sheshin e Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar shembjen e tij.

Kryemadhi u shpreh se fashat orare të publikuara nga kryeministri Rama janë të paligjshme, sepse të gjitha fashat shpallen në bazë të një raporti mjekësor dhe studimi të institucioneve shëndetësore në Shqipëri.

Ajo theksoi se në Shqipëri institucionet nuk ekzistojnë, pasi nuk kanë më mjek.

“Të gjitha fashat e orareve janë të paligjshme. Sepse të gjitha fashat shpallen në bazë të një raporti mjekësor dhe studimi të institucioneve shëndetësore në Shqipëri. Institucionet nuk ekzistojnë, nuk kanë më mjek në Shqipëri.

Rama e ka shkrirë institutin e ndërtimit, Ka gjashtë vjet që nuk jep as para, asgjë. Aty është ndërtuar pallat. Ai dokument që ka paraqitur nuk ekziston. Njerëzit janë vetëm në facebook dhe i bëjnë elozhe Ramës. Unë kam thënë që çdo vendim të atij parlamenti të paligjshëm nuk e njoh. Nuk njoh gjendjen e jashtëzakonshme, VKM e Ramës.

E dini ju kush ishte drejtori juridik në bankën e Shqipërisë kur u arrestuan gjithë ata veta. Toni Gogu ishte drejtori juridik i bankës që mbante përgjegjësinë kryesore në aferën në bankës që u akuzuan shumë njerëz dhe fituan pafajësinë. Nuk më çudit firma e Toni Gogut dhe sjellja e Ramë me VKM-të”, tha Kryemadhi.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...